LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i KFOR-it: E kemi diskutuar edhe me Kurtin, nuk është mirë të flitet për luftë

Komandanti i KFOR-it: E kemi diskutuar edhe me Kurtin, nuk është mirë të flitet për luftë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ferenc Kajari, në intervistën për RTK-në, ka folur për grafitet kërcënuese të serbëve, për kërkesën e presidentit serb Vuçiq që KFOR-i të vendoset tek ura e Ibrit, për rrezikun eventual për luftë, për shtimin e forcave serbe në afërsi të kufijve të Kosovës dhe shumëçka tjetër.

Kajari nuk deshi të komentoi atë nëse presidenti i Serbisë i ka kërkuar përqendrimin e trupave të KFOR-it mbi urën e lumit Ibër.

Komandanti i KFOR-it tha se për aktivitetin e misionit ushtarak të KFOR-it vendosin vetë ata dhe askush tjetër.


Ai foli edhe për grafitet në veri të Kosovës dhe pohoi se në rast të rrezikimit të sigurisë, KFOR do të vepronte dhe për këtë mbledh fakte.

“Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është i rregullt dhe mjaftë i mirë dhe ata koordinojnë aktivitet në terren si dhe disa patrullime të përbashkëta”, tha Kajari.

Sipas tij, KFOR ka resurset e veta dhe po monitoron me kujdes situatën në vijën kufitare administrative dhe nuk kanë vërejtur diçka të veçantë, nuk ka evidentuar asnjë aktivitet të pazakonshme.

Sa i përket rrezikut potencial për luftë në Kosovë, komandanti i KFOR-it ka qenë i qartë.

“Përgjigja më e thjesht është jo. Mendoj se lufta nuk është çështje relevante besoj unë. KFOR-i nuk ka parë asnjëlloj indikacioni për një ngjarje të tillë. Nuk ka kërcënim për luftë në këtë pjesë, NATO dhe KFOR-i janë këtu”.

“NATO për një kohë relativisht të shkurtër, mund të shtojë trupa ushtarake dhe mjete shtesë nëse për këtë ka nevojë, por nuk është mirë të flitet për luftë, këtë e kemi diskutuar edhe me kryeministrin Kurti”, tha Kajari.

Komandanti i KFOR-it: Nuk lejojmë trazira në Kosovë
Lexo po ashtu Komandanti i KFOR-it: Nuk lejojmë trazira në Kosovë

Ai foli edhe për Kishat dhe Manastiret serbe në Kosovë, duke deklaruar se ato asnjëherë nuk janë të rrezikuara.

“KFOR është përgjegjës për sigurinë e Manastirit të Deçanit dhe është objekti i fundit për të cilin kujdesemi ne, të tjerat i janë dorëzuar Policisë së Kosovës, dhe ata po bëjnë një punë të shkëlqyeshme për mbrojtjen e këtyre objekteve fetare, si dhe të sigurisë e qetësisë atje”, tha Kajari.

Ai thotë se KFOR-i do të jetë përgjegjës për Manastirin e Deçanit deri te një vendim për dorëzimin e tij te Policia e Kosovës apo autoritete të tjera.

Kurti përmend sërish luftën: Jemi vigjilentë, por jo të frikësuar
Lexo po ashtu Kurti përmend sërish luftën: Jemi vigjilentë, por jo të frikësuar

“Po e përsërisë se gjatë komandimit tim nuk kemi pas asnjë kërcënim fizikë ndaj Manastirit dhe nuk na është dashtë të angazhohemi që ti aktivizojmë trupat tona për siguri në atë zonë”, tha Kajari.

Komandanti i KFOR-it foli edhe për bashkëpunimin me Forcat e Sigurisë së Kosovës brenda mandatit që ka, siç është largimi i mjeteve shpërthyese, ndihma humanitare dhe kërkim shpëtimit.

“Është treguar shumë herë se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë shumë të afta në zbatimin e detyrave të veta”, tha Kajari.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Siguri
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër

Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër

Lajme
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Lajme
Nga Amerika Latine në Shqipëri, zbulohet laboratori i kokainës në Qerekë - arrestohen 10 persona

Nga Amerika Latine në Shqipëri, zbulohet laboratori i kokainës në Qerekë - arrestohen 10 persona

Lajme
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Lajme
Kalo në kategori