LAJMI I FUNDIT:

Kolumbia mposht Uruguain dhe i bashkohet Argjentinës në finalen e Copa America

Kolumbia mposht Uruguain dhe i bashkohet Argjentinës në finalen e Copa America

Kolumbia ka fituar ndaj Uruguait në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me rezultat 1-0, duke u kualifikuar kështu në finalen e madhe të Copa America.

Pas Argjentinës, e cila mposht Kanadanë, Copa America ka mësuar edhe finalistin e dytë dhe ajo është Kolumbia.

Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë nga të dyja kombëtaret, por vetëm Kolumbia arriti ta gjej rrugën e rrjetës.


Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Jefferson Lerma, i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të James Rodriguez.

Në pjesën e dytë, Uruguai ishte dukshëm skuadër më e mirë duke krijuar më shumë dhe rrezikuar më shumë në kërkim të golit të barazimit.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta, portat mbeten të paprekura dhe në fund Kolumbia fitoi me rezultat minimal 1-0.

Finalja e madhe mes Argjentinës dhe Kolumbisë zhvillohet të dielën pas mesnate apo më saktë në mëngjesin e së hënës nga ora 02:00. 

Ndeshja për vend të tretë mes Kanadanë dhe Uruguait zhvillohet një ditë më herët në orarin e njëjtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ndanë 233 milionë euro për klubet, përfitojnë tre skuadra nga Kosova - Ballkani fiton më së shumti

UEFA ndanë 233 milionë euro për klubet, përfitojnë tre skuadra nga Kosova - Ballkani fiton më së shumti

Superliga
Evropa dëshmoi mbrëmë një përrallë futbolli: Trofeu i parë pas 92 vitesh pritje

Evropa dëshmoi mbrëmë një përrallë futbolli: Trofeu i parë pas 92 vitesh pritje

Ndërkombëtare
UEFA ndan 233 milionë euro: Shkëndija përfiton më shumë nga klubet në Maqedoni

UEFA ndan 233 milionë euro: Shkëndija përfiton më shumë nga klubet në Maqedoni

Sport
Nënshkrimi 70 milionësh për të cilin do të luftojë Real Madridi në verë

Nënshkrimi 70 milionësh për të cilin do të luftojë Real Madridi në verë

Ndërkombëtare
Shtyhen ndeshjet e së shtunës në Serie A, përfshirë Inter-Roma

Shtyhen ndeshjet e së shtunës në Serie A, përfshirë Inter-Roma

Serie A
Klubet saudite po mendojnë oferta masive për katër yjet e Barcelonës

Klubet saudite po mendojnë oferta masive për katër yjet e Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori