Sead Kolasinac ka thyer heshtjen duke bërë një postim së bashku me bashkëlojtarin e tij, Mesut Ozil.

Mbrojtësi boshnjak dhe bashkëlojtari i tij gjerman, Ozil, ishin cak i një tentim grabitje në Londër gjatë ditës së djeshme (e enjte).


Dy grabitës tentuan t'ia vidhnin Kolasinacit orën e dorës dhe pas tentimit të dëshpëruar tentuan vjedhjen e makinës së Ozilit.

Megjithatë, boshnjaku u tregua hero i madh duke u konfrontuar me hajdutët e armatosur me thika, deri në zbythjen e tyre.

ozil kolasinac

Pa kaluar 24 orë nga ndodhia, Kolasinac ka thyer heshtjen në rrjetet sociale, duke treguar se janë mirë ai dhe Ozil.

"Mendoj se jemi mirë", ka shkruar Kolasinac në postimin e tij në Twitter.

Ndryshe, policia gjatë ditës ka konfirmuar se nuk kanë arrestuar ende askënd në lidhje me këtë rast, por kërkimet vazhdojnë. /Telegrafi/

https://twitter.com/seadk6/status/1154708968033411073

telegrafi sport app