Kjo është lloji i tretë i kokëdhimbjeve, pas atyre tensionale dhe migrenës dhe vlerësohet se rreth 2% e popullatës në botë vuajnë nga ky lloj i dhimbjeve të kokës.

Edhe pse shpesh janë të pranishme, është e vështirë të bëhet diagnostikimi i tyre, transmeton Telegrafi.


Vetëm në njëzet vjetët e fundit shkencëtarët dhe mjekët ia dolën ta vërtetojnë se kokëdhimbjet e përditshme kronike vijnë si rezultat i përdorimit të shpeshtë të ilaçeve kundër dhimbjeve.

6ea346726c27b8021d7e3bc31b409db6

Sipas mjekëve, është mjaft paradoksale se si ilaçet, që në fakt duhet ta ndalin apo ta zbutin dhimbjen, shkaktojnë efektin krejt të kundërt.

Marrja e analgjetikëve, 15 apo më shumë ditë brenda një muaji, mund të shkaktojë këtë kokëdhimbje, derisa analgjetikët e kombinuar mund të shkaktojnë dhimbjen. /Telegrafi/