Analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi përmes një postimi në Facebook, ka bërë një përllogaritje se si e kalon kohën kryeministri Albin Kurti.
Sipas Demit, kryeministri 1/4 e kohës ka kaluar duke shkuar në të pame, homazhe dhe akademi përkujtimore, transmeton Telegrafi.
E lidhur me këtë, në postimin e Demit, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Analiza të tilla, edhe pse me një disclaimer (vërejtje) sikur në këtë rast, janë të prira të përdoren për tituj e raportime që nuk e përshkruajnë të vërtetën e plotë, rrjedhimisht keqinformuese (po e bashkëngjis nje shembull të shumë lajmeve që janë publikuar tashmë me të njëjtin titull).
Kjo ndodh edhe sepse analiza të tilla si kjo, nuk të ofrojnë përgjigjen në pyetjen “Qysh e kalon kohën e tij Kryeministri?”. Natyra e punës dhe diskrecioni që përmban nënkupton që shumëçka nuk publikohet. Kjo e bënë analizën tuaj të pabazuar në informacion të plotë – rrjedhimisht rezultatet e analizës të pasakta”, thekson Kryeziu.
Zëdhënësi i Qeverisë tutje thotë se kryeministri është kryeministër i të gjithëve.
“Nga ai pritet që të takoj palë të ndryshme, vendore e ndërkombëtare, për të trajtuar çështje me interes, shqetësime e kërkesa. Merr pjesë në homazhe, sepse në Kosovë ka pasur shumë masakra. Nderimi, përkujtimi dhe vizitat janë më e pakta që mund të bëjë kreu i një institucioni që nuk do të bëhej pa sakrificën e të rënëve. Që po mos ta diskutojmë secilën kategori të analizës suaj…
Megjithatë ky postim mund të jetë deri diku i vlefshme për ekipin për komunikim me publikun, dhe ne do ta kemi parasysh. Faleminderit…”, shkruan ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit