LAJMI I FUNDIT:

Kodi Civil riprocedohet së shpejti, Qeveria s’tërhiqet nga neni për LGBTI-në

Kodi Civil riprocedohet së shpejti, Qeveria s’tërhiqet nga neni për LGBTI-në

Qeveria ka paralajmëruar se së shpejti do ta riprocedojë draftin e ri të Kodit Civil, i cili kishte dështuar të miratohej gjatë vitit 2022. Mirëpo, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk do të tërhiqen nga neni që lejon martesat mes gjinive të njëjta. Por, për të siguruar mbështetjen e nevojshme, ajo ka thënë se janë duke diskutuar me deputetët kundërshtues. Shoqëria civile kërkon të organizohen debate brenda partive politike për këtë.

Kodi Civil gjendet i pari në listën projektligjeve që Ministria e Drejtësisë synon t’i miratojë sivjet.

Por, ky institucion nuk do të ndryshojë nenin i cili u bë shkaktar që ky projektligj voluminoz të mos miratohej vitin e kaluar.


Bëhet fjalë për nenin numër 1138 i cili i hapë rrugë hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e bashkësive civile ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se janë në rrugë të mirë për t’i bindur deputetët e partisë së saj, Lëvizjes Vetëvendosje, që të mbështesin këtë nen.

“Ministria e Drejtësisë tashmë është në fazat e diskutimeve me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mënyrë që ta marrim mbështetjen e atyre në kohën kur Kodi Civil do të procedohet në Kuvend. Më lejoni që të ju njoftoj që ne nuk jemi tërhequr nga propozimi që kemi pasur në draftin e Kodit Civil, pavarësisht që i njëjti nuk është mbështetur nga Kuvendi i Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

Për shkak të nenit kontestues, Kodi Civil dështoi të miratohej marsin e 2022-ës në Kuvendin e Kosovës. Në mesin e 29 deputetëve që votuan kundër, 14 ishin nga Vetëvendosja.

Ministrja Haxhiu ka thënë se kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut dhe se Qeveria është e obliguar t’i respektojë ato.

Miratimin e Kodit, Haxhiu e ka lidhur me fatin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Unë jam optimiste që kësaj radhe Kodi Civil do të kalojë dhe besoj që është shumë e rëndësishme, sidomos në prag të asaj që Kosova ka aplikuar në anëtarësim në mekanizma, sikurse është edhe Këshilli i Evropës – mekanizëm dhe instancë shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës”, ka thënë tutje ajo.

Afati për miratimin e draftit të ri të Kodit në Qeveri është 30 qershori.

Gjatë kësaj kohe, Instituti Demokratik i Kosovës kërkon nga Ministria e Drejtësisë që Kodin mos ta trajtojë si projektligj të zakonshëm, duke marrë parasysh mosmiratimin e tij vitin e kaluar.

“Shpresoj që dërgimi i tij për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës do të shoqërohet me një lloj debati edhe organizimi edhe brenda ministrisë, mirëpo edhe përbrenda partive politike që nxisin një lloj reflektimi të mbështetur tek rëndësia e të drejtave të njeriut dhe veçanërisht tek rëndësia e këtyre të drejtave civile”, ka deklaruar Arbër Thaçi nga KDI-ja.

Në draftin e fundit janë bërë disa ndryshime, të cilat ministria ia ka treguar Dukagjinit.

Sipas MD-së, ndër të tjera janë sqaruar të drejtat pronësore dhe është siguruar mbrojtje më e mirë e të drejtave pronësore për gratë.

Gjithashtu, versioni i ri do të përmbajë dispozita të reja ligjore që, sipas ministrisë, garantojnë barabarësinë efektive në trashëgimi, duke u siguruar që edhe gratë të arrijnë t’i realizojnë më mirë të drejtat e trashëgimisë. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori