LAJMI I FUNDIT:

Kodheli: Nuk është befasi që Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë 

Kodheli: Nuk është befasi që Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë 

Kosova meriton jo vetëm liberalizimin e vizave, por edhe përshpejtimin e proceseve euro-atlantike.

Kështu deklaroi kryetarja e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme e Shqipërisë, Mimi Kodheli, ndërkaq lidhur me situatën në Ukrainë dhe mosvendosjen e sanksioneve nga Serbia për Rusinë tha se kjo nuk është befasi.

Kodheli, që ndodhet për vizitë në Kosovë në një deklaratë për gazetarë tha se duhet të angazhohen edhe më shumë në mënyrë që të gjitha proceset rreth aderimit të Kosovës në institucionet euro-atlantike të përshpejtohen.


Në takimin ndërmjet dy Komisioneve për Punë të Jashtme, të Shqipërisë dhe Kosovës u bë e ditur se është diskutuar për situatën në Ukrainë dhe ndikimin në rajon.

“Kosova ka përjetuar situata të ngjashme me Ukrainën dhe kjo e bën më sensibël edhe opinionin publik. Shqipëria dhe Kosova ndodhen në anën e drejtë të historisë…”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, e pyetur rreth asaj se në rajon Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë, ajo tha “Nuk është befasi e madhe, as për ju e as për ne…”.

Kodheli ka folur edhe rreth angazhimit të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.

“Ne jemi me Kosovën, për Kosovën, është diçka për të cilën punohet vazhdimisht…”, tha ajo.

Ndërkohë nuk pranoi të fliste sa i përket samitit të fundit të NATO-s dhe qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, por tha se atë që e bënë Shqipëria për anëtarësim të Kosovës në NATO nuk e bënë asnjë vend tjetër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori