Koalicioni për Familjen ka mbajtur sonte tubim elektoral në Mitrovicë, ku morën pjesë aktivistë e qytetarë.
Selim Pacolli, përfaqësues nga Aleanca Kosova e Re, theksoi “rëndësinë jetike të familjes si bazë e ndërtimit të një vendi të fortë dhe të qëndrueshëm”. Ai tha se përparimi i shoqërisë fillon nga përkrahja dhe zhvillimi i familjes.
“Ne biseduam, analizuam dhe vendosëm që të rrugëtojmë bashkë katër subjektet politike për të vetmin qëllim – që duhet ta mbrojmë familjen tonë, një familje të shëndoshë, me tradita tona, ashtu siç kemi qenë çdo herë, dhe një familje ku dihet kush është baba, nëna, vëllai, motra, gjyshi, gjyshja dhe pasardhësit e familjes. Kjo është ajo që neve na dallon nga të tjerët dhe ne do t’i mbrojmë deri në fund këto vlera”, ka thënë Pacolli.
Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, duke folur për programin e Koalicionit për Familjen tha se “emëruesi i përbashkët i të gjitha zhvillimeve negative në shoqëri, është kriza e familjes”.
“Koalicioni për familje si bashkim origjinal politik ka vendosur që para jush të zgjedhë një platformë politike dhe program zgjedhor që do të ofrojë këto perspektiva mbi bazën e rezultateve të analizës dhe detajeve të shkaqeve që kanë sjellë deri te gjendja aktuale e riciklimit të zhvillimeve negative në shumë sfera të jetës shoqërore. Emëruesi i përbashkët të gjitha këtyre zhvillimeve është kriza e familjes. Në të gjitha aspektet e funksionimit të saj që po manifestohet me rezultate të dobëta të sistemit arsimor, shkaqet e shtuara të dhunës e agresivitetit në shkolla, familje, mjedise sportive, në mbarë shoqërinë e deri te vrasjet e vetëvrasjet, veçanërisht në mesin e rinisë, grave dhe vajzave. Kjo krizë është rezultat i shumë faktorëve, ndër të cilat veçohet paaftësia e institucioneve shtetërore, veçanërisht qeverisë së vendit që të sigurojnë mjedis të volitshëm zhvillimor, por edhe mos besimi i tyre i duhur në vlerat e traditës së shoqërisë sonë, duke u bërë pre e lehtë e agjendave të rrejshme liberale me përmasa globale… Ka ardhur koha që drejtimin e vendit ta marrin ata që të ardhmen e tij e shohin në radhë të parë në vlerat e shoqërisë së tyre, në bukurinë e familjeve tona të shenjta që ia mundësuan kombit shqiptar mbijetesën ndër shekuj, dhe në idetë origjinale e kreative të politikanëve të rinj të vendit, të cilët kanë dije, aftësi dhe shkathtësi për ta përparuar vendin në gjirin e shteteve më demokratike e botës”, tha ai.
Bartësi i listës, Fatmir Smajli theksoi se familja është bazë e çdo suksesi pavarësisht sfidave. Sipas tij, pa familje, nuk mund të mbrohet as kufiri dhe as besimi.
“Mitrovica është qyteti ku familja ka qëndruar si baza e çdo suksesi, pavarësisht sfidave dhe stuhive që kanë goditur këtë tokë, familja ka funksionuar si ura që i lidhë të gjitha, nga dija tek besimi dhe nga industria te kultura. Pa një familje të fortë nuk ka siguri, ekonomi, nuk ka kulturë të gjallë e përparim të qëndrueshëm. Sot më shumë se kurrë familja ka nevojë për mbrojtje dhe forcim sepse nuk mund të mbrohet as kufiri e as besimi pa familje”, tha ai.
Në anën tjetër, i pari i kësaj liste, Eman Rrahmani ka thënë se subjektet e tjera politike sot janë zmbrapsur dhe “nuk munden të shtyjnë ligje që cenojnë familjen”.
Ai ka folur edhe për natalitetin që sipas tij duhet rritur në Kosovë, ndërkaq premtoi mbështetje për gratë prej 500 e deri në 1 mijë euro në muaj për dy vjet rresht, varësisht nga sa fëmijë lindin.
“Në Mitrovicë ka burra e ka gra, ka babë e nënë, vajzë e djalë, ka motër e ka vëlla… Nuk mundemi që sot në vitin 2025, nataliteti të jetë më i lartë në këto vendet fqinje sesa në Mitrovicë… Statistikat sot flasin se në Kosovë nataliteti është 1.51 për qind, kurse në Serbi është 1.59 për qind, kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe këtë do ta ndryshojmë. Andaj ne si Koalicion për Familje nga këtu ju premtojmë dhe garantojmë që kushti i parë për çdo lloj qeverisje me cilindo subjekt do të jetë realizimi i projektit tonë për mbështetjen e nënave dhe grave me një mbështetje të dinjitetshme që do të ndryshojë rrjedhën e natalitetit. Për secilën grua që lind një fëmijë, nuk është me rëndësi nëse është e punësuar ose jo, për dy vite rresht do të ketë mbështetje financiare nga 500 euro për çdo muaj. Për secilën grua e cila lind fëmijën e dytë mbështetja financiare do të jetë 750 euro, dhe gratë të cilat lindin tre e më shumë fëmijë mbështetja për to do të jetë 1 mijë euro për çdo muaj dhe për dy vite rresht… Nëse vazhdojmë me këtë trend, atëherë për 10 vite në vendin tonë do të jemi më pak se një milion banorë. Kështu që, buxheti ynë dhe financimi i këtyre projekteve duhet të orientohet në këto dy sektorë, në mbështetjen e nënave, kujdesin e fëmijëve të tyre dhe në forcimin e ushtrisë së vendit tone”, tha ai.
Rrahmani ka kritikuar subjektet tjera politike për siç tha “tentimin e miratimeve të ligjeve për martesat mes gjinisë së njëjtë, për të cilat tha se i ka ndaluar dhe do t’i ndalojë edhe në të ardhmen.
“Të gjitha subjektet politike pa dallim, secila kur ka qenë në pushtet është angazhuar dhe kanë sjellë ligje që kanë cenuar familjen dhe kanë provuar t’i informojnë fëmijët tanë se martesat burrë me burrë e grua me grua janë normale. Andaj në këtë pikë ne jemi ndryshe nga të gjitha subjektet… Kur fëmija juaj, djali ose vajza kthehet nga shkolla dhe i thotë nënës ose babës, unë sot jam ndryshe nga ajo se çka kam qenë kur më ke dërguar në shkollë. Unë sot nuk jam më djalë, por jam vajzë. Me ligjin që është provuar të miratohet në kuvendin e Republikës së Kosovës kjo do të mund të ndodhte. Nuk është votuar, nuk kemi lejuar të kaloj ky ligj, e kemi ndaluar dhe do ta ndalojmë çdo herë bashkë me juve”, u shpreh Rrahmani.
Gjatë këtij tubimi u prezantuan gjithashtu edhe kandidatët për deputetë nga rajoni i Mitrovicës, përkatësisht nga Vushtrria, Skenderaj dhe Drenasi. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gara për Avokatin e Popullit, PD propozon ish të përndjekurin politik

Gjykata konfirmon se ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale që ta urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervesitim në prokurori

Rama uron Kurtin për 17-vjetorin e pavarësisë: Kosova ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike

20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame