Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), e ka cilësuar si shkelje të rëndë të integritetit territorial rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.
Në reagimin e tyre, KMDLNj ka thënë se nuk është e para herë që ndodh një gjë e tillë, ndërsa fuqishëm e ka kundërshtuar këtë veprim të forcave serbe.
Këshilli këtë veprim e konsideron si vazhdim të përpjekjeve për mirëmbajtje të situatës së tensionuar, për ta përdorur gjatë negociatave për normalizim që, “gjykuar sipas zhvillimeve të fundit ka marrë një drejtim krejt tjetër”.
“Në vend të normalizimit ka përshkallëzim të dhunës, e cila duket se është e menaxhueshme, së paku deri më tani. Pamjet e policëve të Kosovës, të prangosur dhe të shtrirë për toke ishin servuar nga propaganda e Serbisë me qëllim të manipulimit të opinionit të brendshëm kinse se policët kanë dashur të sulmojnë forcat serbe”.
Tutje, thuhet se reagimi i ndërkombëtarëve ishte “tipik oportunist që lë të kuptohet se ata, me këtë reagim nuk duan ta tensionojnë situatën, e cila ishte buzë shpërthimit”.
“Ndërhyrja e forcave të armatosura të një shteti ndaj një shteti tjetër paraqet agresion dhe sipas të drejtës ndërkombëtare thuaja se është akt lufte. KMDLNj habitet se si mund të ndodhë që në këtë situatë që të lejohet aq komoditet nga ana kosovare që t’i rrëmbehen policët me aq lehtësi aq më parë që thuaja i njëjti skenar për rrëmbim është përdorur nga ana serbe, ndërkaq Policia e Kosovës nuk i ka nxjerrë mësimet e duhura në mënyrë që të parandalojë dhe të pamundësojë rrëmbimin duke siguruar mbrojtje më të fuqishme logjistike njësive policore që bëjnë patrullimin në këtë kufi aq më parë që zona ku janë rrëmbyer policët njihet si zona ku bëhet kontrabandimi dhe tregtimi ilegal midis grupeve të organizuara kriminale”, bëhet e ditur në komunikatën për media.
“KMDLNj nuk e beson se ndaj policëve të rrëmbyer është përdorur dhunë fizike, por se pamjet ishin të rënda dhe kompromituese sidomos për policët e rrëmbyer dhe opinionin kosovar. Deklarimet e analistëve të ndryshëm dhe figurave publike që kërkonin llogari për policët e rrëmbyer ende pa u sqaruar rrethanat, KMDLNj i konsideron si të papërgjegjshme dhe qëllimkëqija me një mungesë të moralit elementar dhe profesionalizmit. Edhe deklaratat e politikanëve, si të pozitës dhe të opozitës janë thuaja në këtë rrafsh të mungesës së seriozitetit dhe po përdoren ekskluzivisht për përdorim të brendshëm, për ruajtje të pushtetit dhe ikje nga përgjegjësia nga pozita dhe për marrje të pushtetit duke shfrytëzuar këto situata, nga opozita. Se ka përgjegjësi në të gjitha nivelet e përgjegjësisë politike dhe profesionale për këtë mungesë të madhe të profesionalizmit për rastin konkret, as që diskutohet dhe kjo duhet të vihet në veprim pasi të mbyllet rasti e që KMDLNj shpreson se policët e rrëmbyer shpejt do të lirohen”.
KMDLNj në fund ka shprehur vullnet dhe gatishmëri që t’i vizitojë policët e rrëmbyer, kudo që ata mbahen të privuar nga liria, nëse krijohen kushtet për këtë vizitë dhe nëse sigurohet leja nga autoritetet e Serbisë.
“Monitorimin do ta bënte në kuadër të mandatit monitorues që e ka për monitorim të të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria pavarësisht përkatësisë nacionale, gjinisë, bindjeve fetare, statusit në shoqëri apo bindjeve politike duke mos ndërhyrë me asnjë veprim në çështje ligjore që kanë të bëjnë me persona të privuar nga liria. KMDLNj është në dispozicion 24 orë të shkojë në Serbi, në çdo kohë dhe pa asnjë kufizim duke vlerësuar se monitorimi i të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, në përgjithësi e në rastin konkret, në veçanti paraqet interes për të gjitha palët!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPJ-Maqedoni për ambasadorët e tërhequr: Akuza të pasakta që nuk korrespondojnë me situatën aktuale

GJKKO lehtëson masat e sigurisë disa pedagog të Universitetit Bujqësor, reagon Rama

Mickoski për rezolutat për Ukrainën: Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët, jemi në koordinim të plotë me SHBA-të

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?