Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me pretendimet se disa lokale të gastronomisë në Gjakovë kanë refuzuar t’i shërbejnë disa personave të komuniteteve, duke kërkuar hetime të shpejta nga Policia e Kosovës.
Bojkotimi i lokaleve që eventualisht paskan refuzuar të shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve nuk është përgjigje e duhur dhe sipas KMDLNj –së është masë e lehtë prandaj, si masë parandaluese efikase dhe e domosdoshme duhet të jetë veprimi i shpejt i ligjit.
Për këtë arsye , KMDLNj ka kërkuar hetime të shpejta nga Policia e Kosovës për dyshimet publike të ngritura nga ministri Krasniqi për refuzim të shërbimit në disa lokale gastronomike për pjesëtarët e komuniteteve.
Pas deklarimit të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi, se në disa lokale po refuzojnë t’u shërbejnë qytetarëve nga komunitetet, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu tha se refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve jo shumicë është i papranueshëm. Ajo theksoi gjithashtu se kjo nuk duhet të ndodhë askund dhe asnjëherë.
Reagim i KMDLNj – së:
Sipas një informate të postuar nga ministri Engelbert Krasniqi, disa lokale gastronomike në Gjakovë paskan refuzuar t’i shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve dhe për këtë arsye ministri Krasniqi ka propozuar që të bojkotohen këto lokale nga qytetarët tjerë. KMDLNj –së nuk ka informata të verifikuara që e mbështesin këtë deklaratë të ministrit Krasniqi, prandaj thërret Policinë e Kosovës që , mbështetur në deklaratën publike të një zyrtari të lartë institucional , të fillojë hetimet pas së cilave , nëse sigurohen prova , do të merreshin masa ligjore ndaj atyre që , duke refuzuar të shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve bëjnë shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Kosovës , si akti më i lartë juridik sikur që këto të drejta janë të garantuara me të gjitha dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut , nga Deklarata Universale e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut , Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.
Nëse pohimet publike të ministrit Krasniqi vërtetohen nga Policia e Kosovës atëherë këto raste mund të cilësohen si racizëm i kulluar apo diskriminim në baza raciale . Për fat të mirë , në Kosovë , përkundër shumë vështirësive dhe problemeve , kryesisht për shkak të situatës së rëndë ekonomike , pikërisht pjesëtarët e komuniteteve , sidomos të komunitetit romë , egjiptas dhe ashkalinj kanë mbetur pa arsimim të nevojshëm prandaj edhe shkalla e papunësisë te këto komunitete është më e larta në Kosovë mirëpo nuk ka pasur diskriminim në baza raciale. Edhe qasja në shërbime publike ka qenë më e vështirësuar . Mirëpo , përkundër problemeve të mëdha me të cilat është përballur ky komunitet e që përmbajtjen e kanë kryesisht të natyrës socio – ekonomike , deri më tani urrejtja apo mosdurimi ndaj këtyre komuniteteve për shkak të përkatësisë etnike të tyre nuk ka qenë e theksuar në Kosovë .
Së paku nuk janë raportuar rastet se ndaj tyre po bëhet diskriminimi në baza raciste. Për këtë arsye , KMDLNj –ë kërkon hetime të shpejta nga Policia e Kosovës për dyshimet publike të ngritura nga ministri Krasniqi për refuzim të shërbimit në disa lokale gastronomike për pjesëtarët e komuniteteve dhe vetëm pas kësaj opinioni në Kosovë , që padyshim është i shqetësuar për këtë , do të informohet drejt.
Bojkotimi i lokaleve që eventualisht paskan refuzuar të shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve nuk është përgjigje e duhur dhe , sipas KMDLNj –së është masë e lehtë prandaj , si masë parandaluese efikase dhe e domosdoshme duhet të jetë veprimi i shpejt i ligjit ! Nëse ky dyshim i ministrit Krasniqi vërtetohet , çdo mosveprim i ligjit do të jetë inkurajues për shkelësit e mundshëm në të ardhmën. Deklaratat publike , nëse nuk dëshmohet vërtetësia e tyre , kanë përgjegjësi për ate që e thotë , pavarësisht pozitës që e mbanë prandaj KMDLNj –ë këmbëngul që Policia e Kosovës të hetojë rastin sepse të drejtat e njeriut nuk mbrohen me deklarime publike por mbrohen me ligj ! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë