Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar kundër, siç e kanë quajtur ata, fushatës linçuese ndaj deputetes Flora Brovina, duke thënë se është e pamoralshme, e papranueshme dhe e dënueshme që dikush t’i nënshtrohet linçimit dhe gjykimit publik, pa një proces gjyqësor të drejtë fer dhe të paanshëm.
Nw reagimin e KMDLNj thuhet se nuk është herë e parë kur linçimi publik është zbatuar pamëshirshëm ndaj personave tjerë e që pastaj janë liruar nga çdo përgjegjësi, mirëpo askush nuk ua ka kompensuar dëmin e madh moral që u është shkaktuar atyre si dhe familjeve të tyre.
Reagimi i plotë i KMDLNj:
“Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës të datës 16 maj 2019 ku diskutohej për nismën për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar që do të gjykonte krimet – gjenocidin që e ka bërë Serbia në Kosovë dhe i cili, kryesisht ka mbetur i pandëshkuar, deputetja Flora Brovina doli para gazetarëve me një “ fotografi” ku shihej një situatë ku disa ushtarë e dhunonin një femër në prani të anëtarëve të familjes . Doli pastaj që kjo fotografi të jetë krejt e një konteksti tjetër. KMDLNj, atë “ fotografi “ e ka parë për herë të parë në bufenë e Kuvendit të Kosovës dhe i ka sugjeruar deputetes Brovina ta largojë si të pavlerë për faktin se ajo ishte një fletë letre e printuar apo e fotokopjuar dhe në asnjë kontekst nuk mund të provohej se është e vërtetë. Pasi u kuptua se kjo fotografi është e kundërta e asaj që ishte prezentuar, me të drejtë pati reagime të cilat, përveç ekzagjerimit të tepruar, më vonë kaluan në një fushatë linçuese ndaj deputetes Flora Brovina.
Në këtë fushatë linçuese të gjithë deshën të përfitojnë nga kërma e një dezinformimi, politikanët u munduan dhe po mundohen ta materializojnë në aspektin politik kurse individë që merren me “mbrojtjen“ e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale e kanë përdorur fjalorin më të rëndë të mundshëm ndaj deputetes Brovina kurse disa të tjerë po e keqpërdorin një fatkeqësi të viktimave të dhunës seksuale për ngritje të fondeve. Shumë veta u kyçën në vallen e dezinformimit duke kërkuar që kjo foto të largohet për faktin se po ndjehen të fyera familjet e viktimave të dhunës seksuale në pëprgjithësi si dhe familja e “ viktimës“ së “dhunës“ nga fotoja, në veçanti. KMDLNj, është treguar e përmbajtur dhe nuk ka reaguar deri në kohën kur deputetja Brovina ka deklaruar se kush ia paska dhënë këtë ”foto”, ish deputetja Mevlude Saraçi dhe se kush i paska dhënë leje, përmes telefonit ta përdorë këtë foto, një aktivist i këshillit për mbrojtje të drejtave të njeriut nga Gjakova por se nuk i kujtohet emri. KMDLNj , edhe në reagim ka qenë i matur duke e mohuar kategorikisht autorësinë e kësaj “ fotografie“ e që është 100% e vërtetë sepse po ta kishim atë fotografi do t’ia tundnim hundëve kriminelit Millosheviq dhe kriminelëve tjerë serbë para Gjykatës së Hagës, ku, në mesin e shumë dëshmitarëve të KMDLNj –së, ka qenë edhe kryetari i NKMDLNj për Gjakovën i cili, me ekipin e vet ka bërë punë të jashtëzakonshme për dokumentimin e krimeve serbe në Gjakovë e që e këtë e vërtetuar në mënyrë të shkëlqyer edhe si dëshmitar para Tribunalit për Krime Lufte në Hagë.
KMDLNj ia përkujton opinionit se në mesin e shumë dëshmitarëve kundër Millosheviqit dhe kriminelëve tjerë serbë dhe jugosllavë e që janë dërguar nga KMDLNj, dëshmitari kyç i dhunimit seksual ka qenë i KMDLNj –së; rastin e ka trajtuar shkëlqyeshëm Halit Barani ndërsa zyra e KMDLNj –së e ka strehuar viktimën e dhunës seksuale deri sa nga Haga kanë ardhur dy hetues nga Tribunali (në cilësi tjetër për faktin se Serbia nuk i lejonte ndryshe ), të cilët e kanë intervistuar një kohë të gjatë për të dëshmuar pastaj para Tribunalit të Hagës. Nuk ishte ky një rast i vetmuar.
Deputetja Flora Brovina sikur edhe Flaka Surroi, Vjosa Dobruna, Shukrije Gashi dhe të tjera ishin anëtare dhe bashkëpunëtore shumë të vyera të KMDLNj –së dhe shumë kanë kontribuar në dokumentimin e dhunës të shtetit serb kundër shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë të Kosovës e që nuk ishin serbë, deri sa nuk u morën me aktivitete tjera. Deputetja Flora Brovina ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë e Bacës Adem Demaçi dhe asnjëherë nuk i është larguar aktivitetit të KMDLNj- së, deri sa është kyçur në politikë.
Se Flora Brovina ka deklaruar se atë “ foto“ e ka marrë nga një aktivist i këshillit për të drejtat e njeriut është një kornizë logjike për faktin se në atë kohë vetëm KMDLNj ka pasur brumë për dhunën serbe e të cilët të gjithë, qoftë individë apo organizata e kanë gatuar sipas recetës së tyre e cila ka qenë e motivuar kryesisht për përfitime materiale. Në këtë kontekst, KMDLNj ia bënë me dije opinionit se shumë herë ka bashkëvepruar me QIK –un (Qendra Informative e Kosovës ), dhe, në rast kur ndonjë gazetar i QIK-ut apo politikan i LDK-së është zënë me ndonjë material nga policia serbe, gjithmonë kanë deklaruar se i kanë marrë nga KMDLNj e për çka shumë herë kemi paguar me aktivistë të arrestuar, të rrahur e në disa raste kanë përfunduar tragjikisht. Edhe sekretarin e atëhershëm të KMDLNj –së, Sami Kurteshin, policia serbe e pati keqtrajtuar në mënyrën më shtazarake të mundshme. Prej denoncimeve që i kanë bërë KMDLNj-së, rasti i Flora Berovinës është më i lehti ndonëse KMDLNj është implikuar në këtë çështje nga deputetja Brovina pa pasur nevojë.
Tash , pasi kanë dalur ne shesh faktet se këtë “ foto“ deputetja Brovina e paska ekspozuar edhe në vitin 2012 në lokalin “Dit e Nat “, në prani të një auditori vendorë dhe ndërkombëtar e që nuk ka pasur asnjë reagim as nga organizatat që edhe në atë kohë janë marrë me “mbrojtjen“ e viktimave të dhunës seksuale, pse tash i tëri ky reagim ?! Në foton e vitit 2012, në dy krahët e deputetes Flora Brovina janë dy aktiviste që janë marrë me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit e që janë shumë të zëshme edhe sot .
Është e pamoralshme, e papranueshme dhe e dënueshme që dikush t’i nënshtrohet linçimit dhe gjykimit publik, pa një proces gjyqësorë të drejtë, fer dhe të paanshëm sidomos që rasti i deputetes Flora Brovina tashmë është duke u trajtuar para organeve të drejtësisë dhe çdo presion që i bëhet këtij procesi përmes linçimit publik të Flora Brovinës është ndërhyrje në punët e hetuesisë. Çështja e përgjegjësisë morale dhe politike është personale dhe varet nga individi si do të veprojë dhe dallon nga përgjegjësia eventuale penale.
KMDLNj nuk hynë në atë se cili ka qenë motivi i veprimit krejtësisht të gabuar të deputetes Flora Brovina dhe se si do të reagojë deputetja pas kësaj por kërkon që organet e drejtësisë ta kryejnë punën në përputhje me ligjin dhe vetëm pas administrimit të provave, gjykata përkatëse, me një vendim të mbështetur në fakte mund ta caktojë shkallën e përgjegjësisë për deputeten Brovina apo ta lirojë atë nga përgjegjësia. Nuk është herë e parë kur linçimi publik është zbatuar pamëshirshëm ndaj personave tjerë e që pastaj janë liruar nga çdo përgjegjësi mirëpo askush nuk ua ka kompensuar dëmin e madh moral që u është shkaktuar atyre si dhe familjeve të tyre. Ndonëse e kemi një sistem të drejtësisë ende të pakonsoliduar, siç duam dhe si e kërkojnë standardet ndërkombëtare, megjithatë duhet të mësohemi dhe të fillojmë t’i besojmë. Apo linçimin publik të bëjmë si shenjë identifikuese dhe vendosëse të Kodit Penal të Kosovës” (sic.), thuhet në reagimin e KMDLNJ. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro – arrestohet një i dyshuar
Për shkak të mjegullës, ulje e dukshmërisë në rrugën Tetovë-Gajre dhe Kulla-Katllanovë
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025