Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), përmes një reagimi publik të mërkurën ka kundërshtuar marrëveshjen për burgjet me qira në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës.
Kjo marrëveshje nuk u hodh fare në votim në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, pas polemikave të shumta mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetëve, kryesisht nga Lidhja Demokratike të Kosovës.
Përkundër insistimit të ministres Haxhiu që kjo marrëveshje të kalojë, deputetët e opozitës deklaruan se nuk do ta votojnë pasi sipas tyre, është e kundërligjshme.
Se kjo marrëveshje nuk duhet të votohet vlerëson edhe KMDLNj-ja, e cila për qëndrim ka renditur 15 arsye.
Sipas KMDLNj, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë qenë drejt të informuar për përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë informuar as për veprat që janë dënuar këta të burgosur e as për shtetin nga e kanë prejardhjen. Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë informuar se asnjë i burgosur nuk është danez apo shtetas danez”, thuhet në komunikatën për media.
Këshilli tutje ka deklaruar se “deputetët nuk janë informuar se këta të burgosur do të transferohen dhunshëm dhe kundër vullnetit të tyre në Kosovë”.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta kenë të qartë se këta të burgosur janë kryesisht nga shtetet afrikane, aziatike dhe arabe dhe të besimit islam. Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta kenë të qartë se këta nuk transferohen në Kosovë shkaku se Kosova i trajton mirë (edhe i trajton mirë sipas standardeve kosovare të dënuarit kosovarë) për faktin se përgjegjësinë për trajtimin e tyre e ka shteti danez por se ata dërgohen në Kosovë sepse Kosovën e konsiderojnë si një shtet islamik i afërt me përcaktimin fetar të burgosurve që do të kontrabandohen nga Danimarka në Kosovë”.
Po ashtu, KMDLNj ka thënë se deputetët nuk janë informuar as se si do të organizohen vizitat familjare të cilat janë më të shpeshta se në Kosovë.
“Paramendojeni situatën kur 300 të burgosur në të njëjtën kohë vizitohen nga 1200 familjarë! Do të krijohej një situatë sikur të ishin në Afganistan, Sudan, Siri apo Pakistan. Kufizimi i vizitave do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut. Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë informuar se kjo çështje ndërlidhet drejtpërdrejtë me sigurinë dhe rrezikon sovranitetin e vendit nga rrymat radikale politike dhe fetare”.
“Deputetët e Kosovës nuk janë informuar si do t’i realizojnë të burgosurit e kontrabanduar nga Danimarka beneficionet që iu takojnë sipas ligjit si vikendet jashtë burgut, pushimet vjetore, realizimi i vizitave humanitare etj. Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë informuar se si do të trajtohen në aspektin shëndetësor rastet kur është e nevojshme trajtimi jashtë objektit të burghotelit në Gjilan. Kush do të garantojë për sigurinë e tyre?”.
“Deputetët nuk janë informuar se si do të komunikojnë të burgosurit me stafin korrektues (janë kosovarë), si do të informohen në gjuhën e tyre amtare apo në gjuhën që e kuptojnë dhe se kush do të përkujdeset për realizimin e të drejtave fetare që iu takojnë. Mos do të jetë BIK–u, vallë? Deputetët duhet të informohen se me këtë traktat kriminal dhe racist po legalizohet sistemi paralel korrektues dhe në Kosovë do të kemi tre sisteme korrektuese; ai i Kosovës që zbatohet aktualisht, ai i Zajednicës kur të fitohet autonomia për serbë dhe ai për të burgosurit që do të kontrabandohen nga Danimarka”.
Mes tjerash thuhet se deputetët duhet të informohen se me këtë “traktat kriminal dhe racist po përligjet ndarja e Shërbimit Korrektues të Kosovës si dhe po përligjet diskriminimi i të burgosurve që vuajnë dënimin në të njëjtin vend – në Kosovë”.
“Deputetët duhet të informohen se përfitimi material prej afërsisht 15 milionë euro brenda viti është i papërfillshëm krahasuar me dëmet afatgjate që i shkaktojnë Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Deputetët duhet të informohen se me këtë përligjje të diskriminimit do të krijohen kushte reale dhe të arsyeshme për rebelim të burgosurve kosovarë që janë nën përkujdesje të Shërbimit korrektues të Kosovës”.
“KMDLNj që nga dita e parë e ka kundërshtuar këtë marrëveshje dhe në këtë drejtim ka bashkëpunuar me organizatat dhe individë nga Danimarka që e kundërshtojnë këtë marrëveshje në shtetin e tyre. Danimarka këta të burgosur i kontrabandon në Kosovë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe miratimi eventual nga Kosova i kësaj marrëveshje e vë Kosovën në bankën e të akuzuarve për shkelje të drejtave të njeriut. Para se të hedhet në votim është dashur të kërkohet mendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nëse është në përputhje me të drejtat e njeriut. Sponsorisuesi i këtij traktati është i udhëhequr nga interesi politik dhe as që i intereson për dëmet që ia bën Kosovës. Tërë kohën e ka mashtruar edhe opinionin si dhe deputetët prandaj ka heshtje dhe mosreagim të opinionit”.
“Prandaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës, mos e votoni këtë traktat të dëmshëm, racist dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Refuzoni të votoni traktat kundër interesave të Kosovës sepse, po të ishte diçka e mirë, as që do t’i vinte rendi Kosovës për këtë. Kosovën duan ta shndërrojnë në deponi për mbetje njerëzore të njerëzve të paaftë dhe mos u bëni pjesë e këtij krimi”, përfundon reagimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova