Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) reagoi të enjten, duke thënë se Kosova nuk ka burgje të mbipopulluara dhe se radikalizmi përdoret vetëm për qëllime politike.
KMDLNj thekson se duke parasysh faktin se numri i të privuarve nga liria, brenda një viti kalendarik është 1800 – 1900 individë, kapacitetet ekzistuese janë shumë më të mëdha se që realisht duhen për vendosjen e personave të privuar nga liria.
“Bashkimi Evropian ka lansuar projektin me vlerë 2 milion euro që ka për qëllim përmirësimin e kushteve në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe ngritjen e standardeve në gjyqësor me ç’rast përfaqësuesja e BE–së deklaroi se Kosova ka burgje të mbipopulluara dhe që përballen me radikalizëm dhe dhunë e që në fakt nuk përkon me realitetin nëse mbështetemi nga të dhënat monitoruese nga OJQ –të që monitorojnë këto institucione. Mbipopullimi është fenomen që i takon së kaluarës dhe në Kosovë është e theksuar një qasje e mbrapshtë e ndërtimit të kapaciteteve të reja të burgjeve, në shpërputhje të madhe me nevojat që i ka Kosova , duke e krijuar një përshtypje se shoqëria kosovare është shumë e kriminalizuar. Nëse kemi parasysh faktin se numri i të privuarve nga liria, brenda një viti kalendarik është 1800 –1900 individë, kapacitetet ekzistuese janë shumë më të mëdha se që realisht duhen për vendosjen e personave të privuar nga liria. Me ndërtimin e dy qendrave të paraburgimit në Hajvali dhe Gjilan, me një kapacitet afërsisht 640 vende, me kapacitetet e Q. P në Mitrovicë, Pejë dhe Prizren afërsisht 200 vende, Dubrava me më shumë se 1400 vende, Smrekonica me afërsisht 250 vende, Burgu i Sigurisë së Lartë në Gërdoc më së paku 300 – 350 vende, Qendra Korrektuese për të Mitur dhe Femra me kapacitet 120 – 150 vende sigurohen 3200 – 3400 vende që është tejkalim i madh i nevojave si dhe shpenzime të panevojshme që lirisht mund të interpretohet si shpërdorim i mjeteve, qoftë i buxhetit të Kosovës apo fondeve të BE –së”, thuhet në reagim.
Po ashtu thuhet se përzgjedhja e lokacioneve si dhe arkitektura e ndërtimit të këtyre objekteve ka qenë e gabuar duke injoruar aspektet e sigurisë, çështjet e logjistikës dhe krijimin e mundësive për risocializim të personave të privuar nga liria.
“KMDLNj , i përkrahur nga KFOS monitoron qendrat dhe institucionet mbajtëse dhe lobon për përmirësimin e kushteve për persona të privuar nga liria dhe stafin që përkujdeset për ta. Në këtë kontekst e kundërshton pohimin e krijuar dhe i cili përdoret kryesisht për qëllime politike se në burgjet e Kosovës është shndërruar në fenomen përhapja e radikalizmit fetar dhe kjo ndërlidhet ekskluzivisht me ata që janë arrestuar dhe dënuar për shkak të pjesëmarrjes në luftërat në Siri apo se e kanë ndihmuar rekrutimin e qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar në Siri”, thuhet në reagim.
“Realisht, të drejtat dhe liritë fetare në burgjet e Kosovës respektohen në përputhje me Ligjin për Liritë dhe të Drejtat Fetare dhe asnjë i privuar nga liria nuk përjashtohet nga këto të drejta, që nga zbatimi i riteve fetare, shënimin dhe festimin e festave fetare , deri te shfrytëzimi i literaturës fetare që e marrin nga shtëpia apo që gjendet në bibliotekat e burgjeve. Në këtë kontekst është përligjur një diskriminim ndaj besimtarëve islamë që ndërlidhen me një radikalizëm të supozuar dhe politizuar duke iu kufizuar qasje në literaturën fetare në radhë të parë për shkak të papërgjegjësisë së BIK –ut (që i censuron librat me përmbajtje fetare e që vonohet shumë në hartimin e listave për literaturën e lejuar fetare) . Me një fjalë , grupi i personave të privuar nga liria që cilësohen si radikalë islamikë janë të stigmatizuar në burgjet e Kosovës për shkak të situatës së krijuar jashtë burgjeve dhe në rrethanat aktuale risocializimi i tyre thuaja është mision i pamundur për shkak të qëndrimit dhe qasjes përjashtuese ndaj tyre e që KMDLNj e konsideron si të gabuar aq më parë që sipas Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale të gjithë të dënuarit duhet të trajtohen pa bërë dallime etnike, racore, gjinore, moshore, statusit material, bindjeve politike, përkatësisë kulturore dhe specifikave tjera”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025