Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka bërë një analizë me temë “Mbi vdekjet dhe vetëvrasjet në burgjet e Kosovës 1999-2019”.
Sipas KMDLNj-së që nga viti 1999 përkundër problemeve që e kanë përcjellë Shërbimin Korrektues të Kosovës , kryesisht të natyrës materiale por edhe logjistike, numri i të burgosurve ndaj të cilëve është përdorur forcë jo proporcionale fizike është i papërfillshëm krahasuar me vendet e rajonit dhe shumë shtete të BE-së dhe SHBA.
KMDLNj thekson se nëse krahasohen raportet dhe statistikat atëherë Kosovën e nxjerrin në mesin e shteteve që në aspektin e trajtimit fizik të personave të privuar nga liria qëndron në majat e këtyre listave në aspektin pozitiv.
Në këtë analizë KMDLNj thekson se e sheh problemin e SHKK te mungesa e stabilizimit të menaxhmentit në pozita udhëheqëse, ndërrimin e shpeshtë të këtij stafi dhe ndikimin politik gjatë rekrutimit të pozitave udhëheqëse. Po ashtu KMDLNj thekson se ka mungesë të trajnimit të stafit për kategori të caktuara siç janë : për të miturit me masë edukative apo të miturit e dënuar, mungesë e stafit profesional për femrat e burgosura, për të dënuarit që janë vartës nga narkotikët , stafit për punë me pjesëtarë të pakicave kombëtare e që janë të burgosur si dhe mungesë e stafit që do të punojnë me kategorinë e ashtuquajtur të burgosur të radikalizuar.
Ndërsa KMDLNj në këtë analizë thotë se për të marrë masa parandaluese për vetëvrasjen e të burgosurve propozon që Shërbimi Korrektues i Kosovës, Shërbimi Shëndetësorë i Burgjeve, organizatat që i monitorojnë këto shërbime si dhe shërbimet tjera profesionale të ulen në një raund të konsultimeve duke identifikuar shkaktarët e mundshëm dhe në bazë të tyre të dalin me rekomandime për trajtimin e këtyre rasteve.
Analiza e plotë i KMDLNj-së:
Rasti i fundit i vetëvarjes së të dënuarit F.I. 23 vjeçar nga Vushtria , në vuajtje të dënimit në
Burgun e Dubravës , me të drejtë nxiti reagime të shumta , si nga organizatat monitoruese ,
mediet elektronike dhe të shkruara , vet SHKK –ës dhe opinionit në Kosovës. Rasti i vetëvarjes
së të dënuarit F.I. ka ndodhur me 5 shtator 2019 dhe , sipas informatave të KMDLNj –së , rasti
është duke u hetuar , janë suspenduar dy oficerë korrektuese dhe është qartësuar një linjë hetimi
që ka të bëjë me rastin konkret.
KMDLNj , në bazë të një informate të një të burgosuri ka
kërkuar të hetohen shkaqet rrethanore që mund të kenë ndikuar në mënyrë direkte apo indirekte
në vetëvarjen e F. I . në Burgun e Dubravës. Në ndërkohë pati reagime të paverifikuara se
mungesa e përkujdesjes shëndetësore si dhe dhuna fizike e përdorur ndaj të ndjerit F. I. mund të
kenë ndikuar në përfundimin tragjik të jetës së një të dënuari , në rastin konkret të F.I. Pastaj , në
medie dolën informata të paverifikuara për numrin e vetëvrasjeve në burgjet e Kosovës në
ndërkohë që nuk bëhej dallimi fare midis rasteve që kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve të
pashërueshme dhe rasteve të vetëvrasjeve duke krijuar në këtë mënyrë një pasqyrë joreale për
trajtimin që e kanë të privuarit nga liria në qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese në
Kosovë si edhe shërbimeve shëndetësore që iu ofrohen në këto institucione të privimit nga liria.
Përkundër disa lëshimeve dhe gabimeve , KMDLNj , me përgjegjësi morale , profesionale dhe
ligjore ka pohuar dhe pohon se Shërbimi Korrektues i Kosovës është shërbimi më i mirë
krahasuar me vendet e rajonit e që të njëjtin qëndrim apo të përafërt e kanë edhe IAP dhe
organizatat tjera monitoruese , vendore dhe ndërkombëtare. Sipas të dhënave të KMDLNj –së e
që janë edhe të dhëna të SHKK –ës por edhe të organizatave tjera monitoruese gjatë tri viteve të
fundit ( 2017 , 2018 dhe 2019 ) në burgjet e Kosovës kanë vdekur dhe vetëvrarë 15 të burgosur
prej tyre 12 kanë vdekur nga sëmundjet kurse 3 janë vetëvrarë. Kështu , në vitin 2017 numri i
vdekjeve nga sëmundjet është 6 të burgosur ndërsa të vetëvrarë janë 0. Në vitin 2018 2 të
burgosur kanë vdekur nga sëmundjet kurse 1 i burgosur është vetëvrarë. Ndërsa , që nga fillimi i
vitit 2019 e deri më tani 4 të burgosur kanë vdekur nga sëmundjet natyrore kurse 2 të burgosur
janë vetëvrarë. Nëse i marrim të gjitha rastet e vdekjeve dhe të vetëvrasjeve , që nga viti 1999 e
derë më 9 shtator 2019 del se kanë vdekur 67 të burgosur prej tyre 51 kanë vdekur nga sëmundjet
kurse 16 janë vetëvrarë. Nëse krahasohet numri i të të burgosurve që janë vetëvrarë në Kosovë
me të njëjtën kategori në SHBA dhe BE del se në Kosovë në 100.000 të burgosur , kanë bërë
vetëvrasje 18 të burgosur. Në SHBA , në 100.000 të burgosur janë 100 të burgosur të vetëvrarë
kurse në vendet e BE-së , në 100.000 të burgosur janë 120 deri në 150 të vetëvrarë.
KMDLNj ka një përvojë të gjatë monitruese në institucionet e privimit nga liria ( ndalimi policor
, qendrat e paraburgimit , qendrat korrektuese sikur edhe të tjera ) , që nga viti 1999. Përkundër
problemeve që e kanë pëprcjellë Shërbimin Korrektues të Kosovës , kryesisht të natyrës
materiale por edhe logjistike , numri i të burgosurve ndaj të cilëve është përdorur forcë
joproporcionale fizike është i papërfillshëm krahasuar me vendet e rajonit dhe shumë shtete të
BE-së dhe SHBA . Mos të flasim për trajtimin e të burgosurve në Amerikën Latine , shtetet
aziatike apo Afrikë. Nëse krahasohen raportet dhe statistikat atëherë Kosovën e nxjerrin në mesin
e shteteve që në aspektin e trajtimit fizik të personave të privuar nga liria qëndron në majat e
këytre listave në aspektin pozitiv.
Sa i përket trajtimit shëndetësorë , Shërbimi Shëndetësorë i Burgjeve e ndanë fatin e
institucioneve shëndetësore publike.Nuk qëndron fakti se të burgosurve u mohohet mbrojtja
shëndetësore , se nuk ka barëra apo se mungojnë psikologët , psikiatrat dhe profili tjetër
mjekësorë . Në çdo qendër korrektuese por edhe në disa qendra të paraburgimit ka psikologë me
orarë të plotë , psikiatra sipas kërkesës dhe nevojës ndërsa mbikëqyrja shëndetësore është 24 orë
kurse në raste të urgjencës dërgohen në spitalet rajonale apo në QKUK-ë. Të gjitha organizatat
dhe institucionet që monitorojnë të drejtat e personave të privuar nga liria kanë qasje të plotë në
kartonin ( dosjen ) shëndetësore të gjithë personave të privuar nga liria ku janë të shënuara të
gjitha problemet shëndetësore që i kanë pasur më parë , që i kanë fituar gjatë qëndrimit në burg ,
janë të evidentuara të gjitha vizitat mjekësore brenda dhe jashtë institucioneve të burgut sikur që
shënohet lloji dhe koha e terapisë që ia cakton mjeku dhe që i jepet personit të burgosur.
Sidomos gjatë qëndrimit në vetmi , veçim apo kur është nën regjim të mbikëqyrjes së shtuar , i
burgosuri vizitohet çdo ditë nga mjeku. Në raste të vdekjes apo vetëvrasjeve të personave të
privuar nga liria bëhet obduksioni dhe përpilohet raporti për shkaqet dhe natyrën e vdekjes. Kjo
është në pika të shkurtëra për të sqaruar opinionin për gjendjen reale në burgjet e Kosovës edhe
sa i përket trajtimit fizik , ashtu edhe atij shëndetësorë.
KMDLNj e sheh problemin e SHKK te mungesa e stabilizimit të menaxhmentit në pozita
udhëheqëse , ndërrimin e shpesht të këtij stafi dhe ndikimin politik gjatë rekrutimit të pozitave
udhëheqëse , mungesës së trajnimit të stafit për kategori të caktuara siç janë : për të miturit me
masë edukative apo të miturit e dënuar , mungesë e stafit profesional për femrat e burgosura , për
të dënuarit që janë vartës nga narkotikët , stafit për punë me pjesëtarë të pakicave kombëtare e që
janë të burgosur si dhe mungesë e stafit që do të punojnë me kategorinë e ashtuquajtur të
burgosur të radikalizuar.
KMDLNj , si dhe organizatat tjera monitoruese kanë kërkuar që të dënuarit me diagnozë terciare
dhe me sëmundje që përfundojnë me fatalitet , të lirohen ga vuajtja e dënimit apo të gjendet
ndonjë formë që pjesën e mbetur të jetës ta kalojnë pranë familjes. Po të përfillej ky rekomandim
i KMDLNj –së dhe organizatave tjera monitoruese nuk do të ndodhte që të burgosurit me kancer
apo sëmundje tjera të pashërueshme të vdesin në burgje por do të vdisnin në shtëpi apo në ndonjë
institucion shëndetësorë ku do të dërgoheshin nga familja. Po të përfillej kërkesa e KMDLNj –së
dhe organizatave tjera monitoruese , nuk do të ndodhte që një kufomë e gjallë siç është rasti i
Driton Hajdarit të mbahet në burg dhe të presim 19 shtatorin kur Paneli për Lirim me Kusht so të
vendosë për lirim me kusht nëse deri atëherë do të jetë gjallë. Sipas informatave të KMDLNj –së
, janë 12 deri 15 raste kur të burgosurit mbehen në burgje me një diagnozë terciare dhe në
kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe në këtë mënyrë i shkaktojnë shumë probleme Shërbimit
Shëndetësorë të Burgjeve dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës , si adresa të vetme të
përgjegjësisë për vdekjen e të burgosurve ndonëse përgjegjësi e tyre është ta ekzekutojnë
vendimin e një gjykate .
Hakmarrja e shtetit ndaj atyre që e shkelin ligjin duhet të përfundojë me
shqiptimin e dënimit pastaj , me të burgosurit duhet të merren shërbimet e tjera , në radhë të parë
Shërbimi Korrektues i Kosovë dhe për këtë duhet të ketë kompetenca të plota që deri më tani nuk
është ashtë e për më keq i janë marrë edhe disa kompetenca që i ka pasur.
Personat e privuar nga liria në Kosovë kanë nevojë të punojnë dhe me këtë kanë mundësi të
përfitojnë beneficione si dhe një buxhet vetanak. Beneficionet e fituara me punë , si mjeti më
efikas i risocialoizimit dhe sjellje janë hallka kryesore e zingjirit , që nga dita e parë e vuajtjes së
dënimit e deri te lirimi i parakohshëm. Të burgosurit në Kosovë duhet ta kenë ofertën e qartë se
çka fitojnë nëse e pranojnë dhe e kalojnë programin e risocializimit dhe për këtë duhet të kenë
garancë e që deri më tani nuk ka qenë kështu.
Të burgosurit në Kosovë duhet të pëprfitojnë më shumë nga Paneli për Lirim me Kusht , nga
falja e presidentit dhe Kosova duhet ta ketë ligjin për Amnisti e të cilin nuk e ka apo e ka zbatuar
sipas parimit etnik ose atij politik. Të burgosurit në Kosovë duhe të kenë më shumë vikende kurse
ata që janë në marëdhënie të rregullt pune gjatë vuajtjes së dënimit duhet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që
iu garanton Ligji i Punës duke e përfshirë edhe pushimin vjetor në shtëpi apo vend ku ata e vendosin.
Në Kosovë duhet përfundimisht të eliminohet kategoria e VIP të burgosurve që në të shumtën e
rasteve ( edhe për beneficione sikur edhe për shërbime shëndetësore ) përfitojnë në kurriz të
atyre që vërtetë e meritojnë por se nuk kanë përkrahje politike , nuk janë të fuqishëm materialisht
apo kanë qenë pa status shoqërorë para se të fillojnë vuajtjen e dënimit.
Si përfundim, për të marrë masa parandaluese për vetëvrasjen e të burgosurve KMDLNj
propozon që Shërbimi Korrektues i Kosovës , Shërbimi Shëndetësorë i Burgjeve , organizatat që
i monitorojnë këto shërbime si dhe shërbimet tjera profesionale ( psikologët , psikiatrat ,
punëtorët socialë , sociologët , edukatorët etj.) të ulen në një raund të konsultimeve duke identifikuar shkaktarët
e mundshëm dhe në bazë të tyre të dalin me rekomandime për trajtimin e këtare rasteve .
Hulumtimin për të drejtat e të burgosurve të radikalizuar dhe të margjinalizuar e ka përkrahur
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Flamuri shqiptar mungonte në Muzeun e Alfabetit, Arsllani: Lëshim i vogël, kemi pak të punësuar
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje