Klubi anglez e konsideron sulmuesin shqiptar me argjentinasin: Dje ishte dita e Messit, sot e Mehmetit
Anis Mehmeti është duke shkëlqyer aktualisht te Wycombe Wanderers.
Lojtari 21-vjeçar është duke kaluar nëpër një formë të mahnitshme dhe kjo ka bërë që ai të krahasohet me Lionel Messin.
Është pikërisht skuadra angleze që po e krahason Mehmetin me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, falë formës së tij.
Lojtari shqiptar që ka lindur në Londër, shënoi dy gola në ndeshjen e fundit të Wycombe, ndërsa këta të fundit bënë një përshkrim interesant.
“E shtunë: Dita e Messit. E diel: Dita e Mehmessit”, shkruhet në mbishkrimin e tyre të përcjell me një foto.
Aktualisht vlera e Mehmetit në treg është 500 mijë euro, që është vlerësuar nga faqja ndërkombëtare, Transfermarkt. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























