LAJMI I FUNDIT:

Klubet e elitës së futbollit shqiptar apel qeverisë: Na ndihmoni, duhet të merret shembull Kosova

Klubet e elitës së futbollit shqiptar apel qeverisë: Na ndihmoni, duhet të merret shembull Kosova

Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Sportit kanë ndarë një pako emergjente për klubet prej pesë milionë eurove.

Ky bashkëpunim është mirëpritur shumë mirë nga klubet kosovare të futbollit, të cilat do të kenë një lehtësim në këtë kohë pandemie.

Duke marrë parasysh që kampionatet në Evropë janë pezulluar dhe klubet po hasin në vështirësi financiare, ndihma që MKRS dhe FFK i kanë bërë klubet është përshëndetur.


Një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur në Shqipëri, pasi qeveria shqiptare nuk ka ndarë ende asnjë shumë për klubet e futbollit.

Klubet i kanë dërguar një letër kryeministrit Rama për t’i ndihmuar, por deri më tani ende nuk kanë marrë përgjigje.

Presidentët e katër klubeve, Skëndërbeut, Luftëtarit, Bylysit dhe Laçit kanë kërkuar nga shteti që të marrë shembull Kosovën që i doli në ndihmë klubeve.

“Klubet e futbollit paguajnë tatime dhe taksa në shtet. Jemi një sport që sjellim të ardhura dhe kënaqësi te njerëzit. Qeveria duhet të na llogaritë edhe ne si ndërmarrjet e tjera që janë mbyllur në këtë moment për shkak të përhapjes së coronavirusit. Klubet kanë me qindra punëtorë, duke filluar nga lojtarët, të cilët duhen paguar. Nuk janë thjesht 25 futbollistë apo trajnerët në një klub futbolli. Kemi Akademinë, restorantin, apartamentet për akomodimet e lojtarëve, punëtorët e stadiumit, rojet e sigurisë e shumë e shumë gjëra të tjera të padukshme. Klubet e futbollit meritojnë të përfshihen në listën e subjekteve që duhet të kompensohen nga qeveria për dëmet dhe pasojat që ka shkaktuar ndërprerja e kampionatit pas kësaj pandemie globale. Kemi probleme me reklamat dhe sponsorët në këto momente, e gjithashtu të drejtën televizive. Kërkojmë ndihmë nga shteti. I jemi drejtuar FSHF-së dhe qeverisë, gjithashtu së fundmi edhe nëpërmjet Ligës me një shkresë që mori miratim unanim. Duhet të marrim shembull nga Kosova, që vetëm në ditët e fundit për shkak të emergjencës prej coronavirusit, akordoi një fond prej 5 milionë eurosh për sportin. Jemi në një moment kritik ku mund të mendojmë edhe largimin nga drejtimi i klubit. Nëse qeveria nuk na jep një ndihmë në këtë moment të vështirë që po kalojmë, për çfarë të vazhdojmë të investojmë kur nuk na njeh asgjë. Janë dëme të mëdha që na janë bërë dhe unë bashkë me disa kolegë të mi kemi menduar edhe lënien e klubit në të tilla kushte. Siç qeveria mbështet fasoneritë apo ndërmarrjet e tjera, edhe ne duhet të na ndihmojë”, deklaroi për Panorama Sport numri një i Luftëtarit, Bekim Halilaj.

Deklarata e Adrian Takajt të Skënderbeut:

“Tani që po flas me ju, sapo kam lexuar njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fondin prej 5 milionë eurosh që kishte dhënë qeveria aty për sportin. Edhe ne si klube e kemi bërë kërkesën për t’u kompensuar, por kemi hallin e Juventusit një herë. Të ndihmojmë Juven”.

“Po gjithë qeveria jonë është tifoze me Juventusin, ndërsa ajo kosovare është me klubet e tyre dhe fakt është se po i ndihmojnë. Po atë duhet të bëjë patjetër, sepse këtu flitet për ekzistencën e klubeve të futbollit”, ishte deklarata e Takajt dhënë gazetës Panorama Sport.

Deklarata për mediat e presidentit të Bylisit Besnik Kapllanaj:

“Shqipëria është në karantinë dhe qysh prej 12 marsit 2020, futbolli dhe gjithë aktivitetet e tjera sportive janë ndalur. Nuk dihet se kur do të rikthehet aktiviteti normal. Ndërsa klubet dhe presidentët e vuajnë shumë, ndonëse edhe bizneset e tyre tashmë janë të pezulluara, pasi duhet që të paguajnë stafet, që përfshijnë trajnerët apo dhe lojtarët e burimet njerëzore sipas kontratave që kanë nënshkruar, pa harruar edhe grumbullimet, pasi në radhët e skuadrave tona ka shumë lojtarë të huaj. Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj në një deklaratë për mediat analizon situatën e jashtëzakonshme dhe mjaft të vështirë në të cilën ndodhet vendi ynë, ndërsa kërkon që Qeveria të bëj detyrën edhe me futbollin në këtë moment, sepse është një biznes më vete: “Edhe pse vendi është në një situatë të paprecedentë, mendoj se ka ardhur momenti që Shteti Shqiptar dhe sidomos Ministria e Sportve të bëjnë detyrën me futbollin shqiptar që paguan taksa në shtet ashtu si Çdo biznes tjetër,ndaj shteti ynë të ndjekë shembullin e Kosovës. Jo më larg se sot kemi mësuar se, Ministria e Sportit në Kosovë dha një fond prej 5 milion eurosh për sportin, që është me të vërtetë tejet pozitiv. Imagjinoni, nëse jepet një fond i atillë edhe në Shqipëri të paktën për këtë periudhë krize, besoj se do të jetë shumë pozitive dhe një shtysë shumë e madhe për klubet tona, në mënyrë që të mos cënohemi edhe më shumë në xhepat tanë. Kështu edhe sponsorët, duke qenë se aktiviteti nuk vijon shohin si rrugë të vetme largimin. Ndërkohë që edhe lojtarët me të drejtë kërkojnë pagat mujore sipas kontratës, sepse ne shumicën i kemi familjarë. Kjo kërkesë është një e drejtë që na takon edhe neve si futboll, sepse ashtu siÇ ne kemi detyrime ndaj Qeverisë, tashmë është koha që Qeveria të përgjigjet ndaj nesh duke qenë se paguajmë taksa. Në një situatë të atillë, që unë shpresoj që të kalojë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja, klubet me të drejtën e tyre dhe duke qenë se janë cënuar nga kjo ndalesë e garës, kërkojnë që të përfshihen edhe ato në buxhetin që po jep Qeveria shqiptare, në mënyrë që aktiviteti i tyre të mos cënohet dhe futbolli që është i vetmi mjet argëtimi dhe sporti më i vjetër dhe më popullor që ka më shumë interes në vendin tonë të vijojë të mbahet në këmbë, e pse jo për ta çuar edhe më lartë”, – tha presidenti i ballshiotëve, Besnik Kapllanaj.

View this post on Instagram

Ditë të vështira për të gjithë shqiptarët dhe për gjithë globin duhet thënë. Askush nuk e kishte imagjinuar një situatë të tillë, por ky është realiteti tani. Gjithsesi të gjithë duhet të bëjmë forcat bashkë dhe ta kapërcejmë këtë sprovë. Sigurisht pasojat janë të rënda dhe kanë nisur të ndjehen që tani. Po i ndjen edhe bota e sportit dhe ajo e futbollit në veçanti. Nuk mbeten jashtë kësaj krize as klubet shqiptare dhe as klubi ynë . Në kushtet kur çdo aktivitet është ndalur, edhe për klubet e futbollit është e vështirë që të likuidojnë detyrimet financiare mujore, sigurimet shoqërore , tatimin në burim dhe tatimin mbi fitimin , që janë jo të pakta në vlera. Futbollistët, stafi dhe pjesëtarët e tjerë të klubit me të drejtë presin të paguhen. Ka njëfarë mirëkuptimi të gjithanshëm për situatën e vështirë, por në fund të gjithë mendojnë se çfarë do të shtrojnë në tryezë, si do të paguajnë qiratë ,apo si do të shlyejnë detyrimet e tjera. Në këto kushte kur çdo restorant është i mbyllur, e vetmja formë qe po i mundësojme sportisteve tanë trajtimin ushqimor është shërbimi katering, pasi jemi të detyruar tu shërbejme dieten ditore ushqimore sipas rregullave te përcaktuara në kontratë . Nëse ne si klube nuk u përgjigjemi dot, praktikisht kemi pushuar së funksionuari. Ndaj, shteti shqiptar do të duhet ta shikojë me seriozitet edhe situatën e klubeve të futbollit, sikurse të çdo biznesi tjetër. Kjo nuk është në të mirë të askujt, ndaj presim një reagim të qeverisë shqiptare për këtë situatë. Nuk kërkojmë as me shumë e as më pak, por të jepet ndihmë, siç ndodh kudo nëy Europë, duke nisur nga Kosova fqinje, qe jo me gjate se dy dite miratoi fondin prej 5 milione eurosh për sportin .

A post shared by K.F.Laçi Official (@k.f.laci_official) on Mar 29, 2020 at 11:40am PDT

Deklarata e lëshuar për media nga Laçi:

Ditë të vështira për të gjithë shqiptarët dhe për gjithë globin duhet thënë. Askush nuk e kishte imagjinuar një situatë të tillë, por ky është realiteti tani. Gjithsesi të gjithë duhet të bëjmë forcat bashkë dhe ta kapërcejmë këtë sprovë.
Sigurisht pasojat janë të rënda dhe kanë nisur të ndjehen që tani. Po i ndjen edhe bota e sportit dhe ajo e futbollit në veçanti. Nuk mbeten jashtë kësaj krize as klubet shqiptare dhe as klubi ynë . Në kushtet kur çdo aktivitet është ndalur, edhe për klubet e futbollit është e vështirë që të likuidojnë detyrimet financiare mujore, sigurimet shoqërore , tatimin në burim dhe tatimin mbi fitimin , që janë jo të pakta në vlera.

Futbollistët, stafi dhe pjesëtarët e tjerë të klubit me të drejtë presin të paguhen. Ka njëfarë mirëkuptimi të gjithanshëm për situatën e vështirë, por në fund të gjithë mendojnë se çfarë do të shtrojnë në tryezë, si do të paguajnë qiratë ,apo si do të shlyejnë detyrimet e tjera.

Në këto kushte kur çdo restorant është i mbyllur, e vetmja formë qe po i mundësojme sportisteve tanë trajtimin ushqimor është shërbimi katering, pasi jemi të detyruar tu shërbejme dieten ditore ushqimore sipas rregullave te përcaktuara në kontratë .
Nëse ne si klube nuk u përgjigjemi dot, praktikisht kemi pushuar së funksionuari. Ndaj, shteti shqiptar do të duhet ta shikojë me seriozitet edhe situatën e klubeve të futbollit, sikurse të çdo biznesi tjetër.

Kjo nuk është në të mirë të askujt, ndaj presim një reagim të qeverisë shqiptare për këtë situatë. Nuk kërkojmë as me shumë e as më pak, por të jepet ndihmë, siç ndodh kudo në Evropë, duke nisur nga Kosova fqinje, qe jo me gjate se dy dite miratoi fondin prej 5 milionë eurosh për sportin.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori