Klopp zbulon se ka pasur aksident me makinë, e lidh atë me formën e dobët të Liverpoolit

Liverpooli po kalon një sezon të tmerrshëm dhe se sa sezon i keq është më së miri e tregon ndeshja e fundit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
The Reds ishin duke udhëhequr 2-0, por në fund u mposhtën para adhuruesve të vet 2-5 nga Los Blancos.
Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se ka pritur të ketë vështirësi apo një lloj krize pasi rinovoi kontratën me gjigantin anglez.
“Ne jemi të gjithë të ndikuar prej gjërave që kanë ndodhur së fundmi, por nuk jemi aq idiotë. Ka qenë gjithnjë e qartë që kjo skuadër ka një histori të mrekullueshme dhe mënyra se si ky klub është menaxhuar, duke mos bërë investime të çmendura dhe provuar nëse funksionon”.
“Ne nuk mund të bëjmë katër transferime pa ditur më parë se kush do të largohej. E dija që do të ishte e vështirë dhe kjo është një nga arsyet kryesore përse unë firmosa një kontratë të re”.
“Sezoni i shkuar nuk ishte një sezon që ne mund të bënim ndryshime të mëdha. Ne luajtëm deri në momentin e fundit dhe nëse dëshiron të bësh ndryshime në klub ti nuk mund të blesh thjesht lojtarë të rinj dhe të kuptosh: ‘Oh, askush nuk do të largohet’. Nuk funksionon kështu. Por është e qartë që duhet të bëjmë diçka në verë”, tha Klopp.
Tutje trajneri gjerman ka zbuluar për herë të parë se ka pasur një aksident të vogël me makinë dhe këtë e lidhë me formën e dobët që po kalon te Liverpooli.
“Kam 37 vite me patentë dhe nuk kam bërë kurrë një aksident të rëndë me makinë. Pak ditë më parë pata një incident të vogël dhe tani eci me frikë. Kështu është edhe puna e besimit”, tha Klopp.
Pas 22 xhirove në Ligën Premier, Liverpooli mbanë pozitën e tetë në tabelë me 35 pikë të tubuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë