LAJMI I FUNDIT:

Klopp pyetet nga Bild se a do të marrë drejtimin e Gjermanisë pas tre vitesh – strategu i Liverpoolit ka përgjigje interesante

Klopp pyetet nga Bild se a do të marrë drejtimin e Gjermanisë pas tre vitesh – strategu i Liverpoolit ka përgjigje interesante

Jurgen Klopp është pyetur edhe një herë rreth mundësisë që të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë.

Die Manschaft i dhanë lamtumirën Joachim Lowit, që dha dorëheqje para se të fillonte Euro 2020, duke vazhduar me skuadrën pas kampionatit dhe i ndanë rrugët.

Në vend të tij erdhi Hansi Flick, që po ashtu kishte dhënë dorëheqje nga Bayern Munichu dhe pranoi të drejtonte kombëtaren gjermane, mirëpo Klopp është pyetur sërish nëse ekziston mundësia që ai ta drejtojë skuadrën.


“Si mund ta di se çfarë do të bëj pas tri viteve? Shumica prej nesh as nuk e dimë se ku do të jetë në dy ose tre javë”, u shpreh trajneri i Liverpoolit.

“Nëse pas përfundimit të kontratës sime me Liverpoolin në 2024 do të kem një vit pushim do ta mendoj”.

Syzet e Jurgen Kloppit: Përse trajneri i Liverpoolit më nuk i bartë ato?
Lexo po ashtu Syzet e Jurgen Kloppit: Përse trajneri i Liverpoolit më nuk i bartë ato?

“Për momentin, kontrata e Hansi Flick do të zgjasë deri në vitin 2025, kështu që askush nuk duhet të më telefonojë në 2024 në mënyrë që të jem i lirë vitin e ardhshëm për një pasardhje të mundshme”, shtoi më tej Klopp.

Gjermani është i fokusuar aktualisht te klubi anglez, aty ku vitet e fundit ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori