LAJMI I FUNDIT:

Klopp merr përgjegjësinë për humbjen

Klopp merr përgjegjësinë për humbjen

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se ekipi i tij nuk e arriti nivelin e duhur në finalen e Europa League ndaj Sevillas. Skuadra angleze pësoi me rezultat 3-1, edhe pse kishte epërsinë prej 1-0 në pjesën e parë.

“Nuk isha i lumtur me startin. Nuk u fokusuam në nisje të pjesës së dytë, por ajo që ndodhi më pas ishte problemi i vërtetë. Nuk ishim kompaktë dhe nuk u mbrojtëm mirë”.

“Kjo tregon se nuk jemi aq të mirë sa shpresonim. Duhet të marrim mësim nga kjo eksperiencë dhe të bëhemi më të fortë”.


“Jam i sigurt se do të jemi më të fortë, por sot jemi të zhgënjyer dhe të nervozuar. Kemi pasur situata të jashtëzakonshme, por jo sot”.

“Nuk e arritëm nivelin tonë. Është tani puna ime të ndihmoj djemtë… Sevilla ishte e mençur, por golat ishin shumë të lehtë. Jam përgjigjes për këtë performancë”, ka thënë gjermani, transmeton koha.net.

Kjo humbje shuan ëndrrën që Liverpooli të jetë pjesë e garave evropiane sezonin e ardhshëm.