Liverpooli ka marrë një fitore të lehtë para adhuruesve të vet 5-0 ndaj Huddersfield.

Në këtë takim mesfushori Naby Keita realizoi gol pas vetëm 15 sekondave, që ishte goli më i shpejtë në histori të Liverpoolit.


E pas ndeshjes për lojtarin ka folur edhe trajneri Jurgen Klopp që e ka lavdëruar paraqitjen e tij.

Gjermani ka thënë se Keita është një mesfushor i kompletuar dhe ndaj Huddersfield ishte ndeshja e tij më e mirë.

GettyImages 1145293461 Mohamed Salah, Naby Keita dhe Sadio Mane. (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Naby është një mesfushor i komepltuar. Ndaj Huddersfield ishte ndeshja e tij më e mirë në secilën situatë në mbrojtje”.

“Ai është i shpejtë në hapësira të ngushta dhe nuk e di sa topa i ka bllokuar pasi ishin shumë”.

Klopp ka thënë se Keita është blerë për sezonin e ardhshëm dhe ai është adaptuar mirë.

“Keita po vjen në formë gjithnjë e më shumë. E kemi blerë për sezonin tjetër dhe deri më tani i është dashur kohë për tu adaptuar. Jam shumë i lumtur për të”, ka deklaruar Klopp. /Telegrafi/

telegrafi sport app