LAJMI I FUNDIT:

Klinika Universitare për Hematologji në Shkup merr donacion prej 500 mijë denarësh

Klinika Universitare për Hematologji në Shkup merr donacion prej 500 mijë denarësh

Kompania farmaceutike “Pliva”, Klinikës Universitare për Hematologji i ka ndarë donacion në vlerë prej 500 mijë denarë, në kuadër të procesit për modernizim, rritje të funksionalitetit të Klinikës dhe përmirësim të kushteve për trajtim të pacientëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Donacioni i “Pliva” është me domethënie të madhe për kurimin e pacientëve me simptoma të hematologjisë dhe ndjekjen e terapisë. Bëhet fjalë për një donacion i cili do të përdoret për diagnostifikim të sëmundjeve tek pacientët”, deklaroi drejtoresha e Klinikës për Hematologji, Lidija Çevrevska.

Ky donacion, sipas saj, do t’a përmirësojë kualitetin e shërbimeve, me çka shprehu falënderime në emër të pacientëve dhe gjithë personelit të Klinikës./Telegrafi/