LAJMI I FUNDIT:

Klinaku kritikon Thaçin e Kurtin: Të dy rrymat e tyre politike me pasoja të rënda për Kosovën dhe kombin  

Klinaku kritikon Thaçin e Kurtin: Të dy rrymat e tyre politike me pasoja të rënda për Kosovën dhe kombin  

Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinkau tha të premten se edhe një ditë më parë në tryezën e organizuar në lidhje me normalizimin e mundshëm të marrëdhënieve me Serbinë, si në krejt zhvillimet politike të dekadës së fundit, u pa qartazi se Kosova vuan nga sëmundja e moskuptimit të drejtë të situatës në të cilën ndodhet Kosova dhe natyrisht edhe zgjidhjet për daljen nga kjo situatë vijnë të gabuara.

Klinaku në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në njërën anë është politika e servilizmit e përfaqësuar nga Hashim Thaçi, që pas i shkojnë LDK, AAK, NISMA e ndonjë tjetër, dhe në anën tjetër ekstremizmi i përfaqësuar nga Albin Kurti e i pasuar verbërisht edhe nga fundamentalizmi kosovar.

“Prapa të dyja politikave në mënyrë perfide fshihet qëllimi i vetëm i tyre – lufta e egër për pushtet e assesi përpjekja për të gjetur zgjidhjen fatlume për Kosovën!”, thotë Klinaku.


Sipas tij, Kosova nuk e ka situatën ta ndjek pas Hashim Thaçin e të vazhdojë kompromiset e pafund ndaj Serbisë, e poashtu Kosova nuk guxon të mashtrohet e të përfshihet në ekstremizmin e anarkizmin e Albin Kurtit.

“Të dyja këto rryma politike janë të dëmshme dhe me pasoja të rënda për Kosovën dhe krejt kombin shqiptar. As normalizimi i përshpejtuar e për nevoja të Serbisë (Hashim Thaçi) e as bisedimet e reja me serbët e Kosovës (Albin Kurti), si variante që dolën nga kjo tryezë, nuk janë zgjidhja dhe që të dyja do të vazhdonin të prodhonin kriza politike në Kosovë. Kosova përmes institucioneve të veta shtetërore e përmes partive politike duhet të vetëdijesohet për pozicionin e vet ndërkombëtar dhe në përputhje me këtë duhet urgjentisht ta hartojë platformën politike për dalje nga pozita në të cilën ka rënë. Tani për tani ky pozicion politik Kosovën e mbanë në shtangim dhe përherë të rrezikuar”, shkruan Klinaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori