Pavarësisht se sa të kujdesshëm jemi, pothuajse kushdo që është internet ndanë pa dashje informata për veten.

Disa prej nesh mund të jemi edhe më të zellshëm në leximin e marrëveshjeve të cookie-ve në një sajt të ri, transmeton Telegrafi.


Por, disa faqe interneti kanë shumë më tepër të dhëna për ju se sa mund të mendoni, siç tregohet nga një mjet i shpejtë i quajtur Webkay.

Mjeti rendit një sërë gjërash të ndryshme që faqet e internetit mund të dinë për ju, përpara se të pranoni “cookie-it”.

Këto përfshijnë informata sikurse për vendndodhjen tuaj, çfarë browseri interneti po përdorni, si duket hardueri i kompjuterit tuaj, cila është adresa e juaj IP, sa shpejt funksionon rrjeti i juaj dhe në cilat faqe të mediave sociale jeni të kyçur.

Informatat krijojnë një pamje mjaft gjithëpërfshirëse për ju.

Marrëveshjet për ‘cookie-it’ duhet të lexohen me vëmendje për të kuptuar se çfarë përfshijnë në të vërtetë - ose mund të filloni t'i refuzoni ato si fillim. /Telegrafi/