Kush nuk ka qenë në Korenë e Veriut, e ka të vështirë të kuptojë se cila është jeta në një nga vendet më të izoluara në botë. Varfëria dhe ligjet që parandalojnë lirinë, krijojnë robotë nga njerëzit të cilët jetojnë vetëm për t’ju nënshtruar regjimit. Yeonmi Park ia doli të ikën nga atje dhe të fillojë një jetë normale.
LEXO PO ASHTU: Koreja Veriore – shteti bizar
LEXO PO ASHTU: Populli i droguar: Në Korenë e Veriut ka më shumë drogë se bukë
LEXO PO ASHTU: Uria në Korenë e Veriut shkakton kanibalizëm
LEXO PO ASHTU: Koreja e Veriut: Flokët t’i preni sipas stilit socialist! (Foto)
LEXO PO ASHTU: Rrëfim tronditës: Dëshmitari i kampeve të Koresë së Veriut
“Jam rritur me besimin se Kim Jong-il (babai i Kim Jong-un) është Zot, se ai mund të lexojë mendjet tona. Nga lindja jemi mësuar për ta adhuruar”, thotë ajo. “Askush nuk ankohej për asgjë që ai nuk lejonte. Duhej të ishim të kujdesshëm për gjërat që flasim, sepse spiunët ishin kudo”.
Ajo shpjegon se familja e saj nuk ishte e varfër si shumica, meqë babai i saj ka punuar për qeverinë. Megjithatë, thotë se hanin ushqim bajat dhe se kudo ecnin këmbë, sepse nuk mund të kishin veturë.
Ditët gri të jetës së saj u bënë tërësisht të zeza kur babai u arrestua gjoja për krim dhe u dënua me tri vjet burg. Siç është praktikë në Korenë e Veriut, familja e dënuarve dërgohet në kamp. Kështu, ajo dhe nëna e saj përfunduan në një kamp pranë kufirit me Kinën, raporton Independent, transmeton Telegrafi.
“Babai im u lirua nga burgu sepse ishte i sëmurë nga kanceri. Pastaj kemi vendosur të ikim në Kinë. Kemi kaluar lumin e ngrirë në dimër. Isha e frikësuar, sepse kur vërejnë se dikush po ikën, ata menjëherë fillojnë të shtënat”.
Ajo ishte 15 vjeçe atëherë dhe shumicën e kohës e kalonte e mbyllur në dhomë. Arsyeja është sepse nuk dinte kinezisht, e nëse zbulohej se ka ikur nga Koreja e Veriut, tërë familja do të ktheje prapa.
“Babai vdiq shpejt pasi arritëm në Kinë. Pas një kohë takuam misionarë nga Koreja e Jugut të cilët na kanë thënë se mund të vijmë e të jemi të lirë”, thotë Park.
“ E kuptova se çdo gjë që besoja ishte gënjeshtër. Nuk isha person që mendoj, por e krijuar për regjim, që të shërbeja e të punoja për të. Sipas nevojës, duhej edhe të vdisja. Nuk isha qenie njerëzore. Nuk dija asgjë për lirinë. Më janë dashur tri vite që ta kthjelli kokën”, thotë Yeonmi e cila tashti është studente në Korenë e Jugut. “Në Korenë e Veriut fati im ishte i përcaktuar. Tash unë zotëroj jetën time”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Trump reagon pas vendimit të gjykatës rreth rastit me Daniels
SHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025