LAJMI I FUNDIT:

Kjo është kërkesa urgjente e gazetarëve në Maqedoni për reforma në media

Kjo është kërkesa urgjente e gazetarëve në Maqedoni për reforma në media

Në pritje të reformave në sferën e mediave të cilët dalin nga marrëveshja e Përzhinos, një grup i organizatave mediatike kanë paraqitur Kërkesë deri te Qeveria për zbatimin e reformave sistematike në media në të cilën janë theksuar pyetjet e rëndësishme të cilët janë të domosdoshme masa praktike dhe ndryshime ligjore që duhet t’i zbatojnë institucionet përkatëse, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria, gjithashtu kërkohet të fillojë një proces transparent të diskutimit publik, si për problemet me prioritet ashtu edhe për problemet tjerë që nëse zgjidhen mund të vjen deri te përmirësimi i lirisë së shprehjes dhe gjendjes së sektorit të mediave.

1. Mënyra e zbatimit të reformave:


Reformat në sektorin e mediave, që sipas marrëveshjes së Përzhinos 2 ishin të parapara për periudhën pas formimit të Qeverisë së re, duhet të zbatohen si një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe i planifikuar mirë që do të zbatohet në dy faza paralele. Faza e parë duhet të jetë e përbërë nga verifikimi i pyetjeve me prioritet për të cilët janë të nevojshme ndryshime ligjore dhe përmasa praktike që duhet t’i zbatojnë institucionet përkatëse, ndërsa e dyta nga detektimi i të gjitha pyetjeve afatgjate dhe me afat të mesëm që duhet të zgjidhen në sektorin e mediave, për të cilët duhet analiza gjithëpërfshirëse. Të dy fazat duhet t[ zhvillohen në bashkëpunim të hapur dhe të vazhdueshëm mes institucioneve shtetërore me organizatat civile të sektorit të mediave. Zbatimi i reformave nënkupton ndryshime në legjislativen ligjore në fusha të ndryshme, por gjithashtu edhe përmasa dhe aktivitete praktike të institucioneve përkatëse me të cilët do të mundësohet implementimi i legjislatives dhe zgjidhja e problemeve urgjente që e pengojnë kryerjen e lirë e profesionit të gazetarisë ose e pengojnë të drejtën e opinionit për të merr informata objektive, të paanshme dhe të vërteta për të gjitha pyetjet nga jeta politike ose shoqërore.

Të gjithë propozimet për ndryshime urgjente të ligjeve duhet të bëhen në proces transparent në konsultim me organizatat civile, para se të jepen në Qeveri për tu miratuar.

Në këtë dokument janë shënuar vetëm problemet urgjente që duhet të zgjidhen në fazën e parë dhe propozimet për ndryshime ligjore dhe përmasa tjera. Për pjesën më të madhe të këtyre problemeve, në mars, vitin e kaluar, pesë organizata nga sektori i mediave – nënshkrues të kësaj kërkese, dërguan Iniciativë për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale me Propozim për ligj, e cila ishte e përkrahur nga deputetët e LSDM-së. Këtë iniciativë e dërgojmë në vijim të kësaj kërkese. Theksojmë që ne si organizata qëndrojmë mbas zgjidhjeve të propozuara në këtë Propozim për ligj dhe kërkojmë procedura për ndryshime në Ligjin për shërbime audio dhe audio-vizuale të fillojë sa më shpejtë dhe të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

2. Pyetje që duhet të zgjidhen urgjentisht në fazën e parë:

2.1 Ngritja e nivelit të sigurisë të gazetarëve dhe shkatërrimi i praktikës të mos dënimit për sulme ndaj gazetarëve

Përfaqësues zyrtarë të Qeverisë, nëpunësit shtetëror dhe përfaqësuesit të të gjithë institucioneve publike të sigurisë së gazetarëve duhet të kanë qasje serioze dhe rregullisht në opinion t’i gjykojnë sulmet ndaj gazetarëve;
Qeveria duhet t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur gazetarët dhe t’i detyrojë institucionet përkatëse që t’i hetojnë urgjentisht të gjitha rastet e sulmeve ndaj gazetarëve. Për këtë qëllim, ne presim që Qeveria në seancën e ardhshme të diskutojë për këtë çështje dhe për të sjellë një përfundim me të cilin do ta detyrojë Ministrin e punëve të brendshme të përgatisë raport për situatën me përmasat e ndërmarra për të zbuluar dhe ndjekur penalisht abuzuesit;
Për zmadhimin e sigurisë së gazetarëve dhe për shkatërrim të gjendjes të mos dënimit duhet të analizohet mundësia në Kodin penal për tu krijuar një sanksion i ri për sulm ndaj gazetarëve dhe ekipeve të gazetarëve gjatë punës.

2.2 Respektimi i të drejtave profesionale dhe të punës të gazetarëve dje punëtorët tjerë në media

Zbatim urgjent i detyrave të premtuara në programin e qeverisë për ndryshime të Ligjit për marrëdhëniet e punës në pjesën të sigurimit të mbrojtjes të vërtetë të punëtorëve, duke kyçur edhe gazetarët dhe punonjësit në media;
Ndryshime në Ligjin për marrëdhëniet e punës në pjesën për greva, ku punëtorët dekurajohen që të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe ku dënimet për procedurë të gabuar për sindikatën janë më të larta në krahasim me ato të punëdhënësve.
Ndryshimi i Ligjit për marrëdhëniet e punës në pjesën e përfaqësimit të sindikatave dhe të vlerësimit real cila sindikatë është përfaqësuese, së bashku me shkurtimin e procedurës së gjatë dhe të komplikuar rreth verifikimit të këtyre fakteve.

2.3 Transparenca e institucioneve publike dhe përmirësimi i kushteve për gazetari hulumtuese

Qeveria, ministritë përkatëse, Kuvendi, gjykatat dhe të gjitha institucionet publike, duhet të sigurojnë qasje të shpejtë, të drejtë dhe të barabartë deri te informatat me karakter publik për të gjitha mediat. Duhet të punojnë në mënyrë transparente, të kanë sjellje të hapur, të drejtë, jo diskriminuese ndaj mediave dhe nuk duhet të kanë sjellje të privilegjuar ndaj mediave të caktuara. Qeveria dhe të gjithë ministritë përkatëse duhet të obligohen të mbajnë pres-konferenca (mundësisht një herë në javë) në të cilët do të duhet të japin përgjigje në të gjitha pyetjet e parashtruara nga gazetarët.
Të shqyrtohet mundësia për ndryshime në Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik me qëllim (1) të përcaktohet afat më i shkurtër për qasje që do tu mundësojë gazetarëve të vijnë më shpejtë deri te informatat dhe dokumentet e kërkuara (mundësisht mes 7 dhe 10 ditë), dhe (2) të ngushtohen kushtet për refuzim të kërkesave për qasje të lirë deri në informatat me karakter publik, të mos iu lejohet shumë hapësirë institucioneve për interpretim personal të kërkesave për marrje të informatave me qëllim që të fshehën informata dhe të parandalohet e drejta në qasje;
Të sigurohet qasje pa pagesë për gazetarët deri te dokumentet e Regjistrit qendror ose të Katastrit, ku gazetari do të duhet të dorëzon dokument përkatës nga redakcioni.

2.4 Pavarësi, kompetenca dhe financimi i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale

Ndryshime në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale në aspekt të propozimit dhe emërimit të anëtarëve në Këshillin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, me qëllim që ky trup të departizohet; duke marr parasysh mbledhjen jo efikase të taksës radiodifuzive, të gjendet zgjidhje për financim afatgjatë, stabil dhe i pavarur të Agjencisë.

2.5 Autonomia institucionale, redaktimi i pavarur dhe financimi i RTVM-së

Ndryshime në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale në aspekt të mënyrës së propozimit dhe emërimit të anëtarëve të Këshillit të programit në RTM, me qëllim që ky trup të departizohet dhe t’i përfaqësojë me të vërtetë interesat e shoqërisë civile në tërësi;
Ndryshime në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale në aspekt të mënyrës së zgjedhjes së kryeredaktorëve të serviseve programore, me të cilët Këshilli i programit të RTM-së do të autorizohet t’i zgjedh në bazë të procedurës së konkursit publik;
Gjithashtu, duhet të përforcohen kriteret për zgjidhje të drejtorit të RTM-së, me qëllim që ky funksion të profesionalizohet, e jo të jetë partiak ose politik;
Duke marr parasysh Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale dhe Ligjin për ndihmë shtetërore, institucionet përkatëse duhet të zbatojnë revizion për punën financiare të RTM-së në disa vitet e fundit, me qëllim që të kuptojmë gjendjen e saj dhe të ndërmerren masa përkatëse për konsolidimin e saj;
Duke marr parasysh mbledhjen joefikase të taksës radiodifuzive, të gjejmë zgjidhje afatgjate, stabile dhe financim i pavarur i RTM-së.

2.6 Parandalimi i gjuhës së urrejtjes dhe nxitja e dhunës në përmbajtjet audio-vizuale

Ndryshime në Ligjin për shërbime audio dhe audio-vizuale me qëllim për të futur sanksion për “gjuhën e urrejtjes” ose për nxitje të dhunës në programet audio-vizuale (neni 48 nga Ligji për shërbime audio dhe audio-vizuale), me të cilin do t’i mundësohet Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale të iniciojë procedura të shkeljes.

2.7 Shkëputja e lidhjeve klientеlistike mes pronarëve të mediave dhe pushtetit dhe përmirësimi i kushteve për punë të mediave private

Ndryshime në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale me qëllim që të futet ndalesë e re për çdo lloji të “reklamimit shtetëror” në mediat komerciale dhe të definohet saktë termi “fushata publike” të cilët mund të emitohen pa pagesë vetëm në servisin publik;

Ndryshime në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale me qëllim që të futet ndalesë për reklamim partiak ose politik gjatë dhe jashtë periudhës zgjedhore;

Ndryshime të Ligjit për shërbime audio dhe audio-vizuale me qëllim që të zvogëlohet çmimi i lejes që e paguajnë radiodifuzerët, me qëllim që t’u lehtësohet puna financiare dhe pronarët e mediave të nxiten të investojnë në zhvillim dhe profesionalizim.2.8 Anulimi i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale në aspekt të prodhimit të programeve dokumentare të vendit në televizionet nacionale;

Anulimi i pjesës së Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale lidhur me të ashtuquajturat “kuota kulturore” për prodhimin e programit të vendit dhe programit të luajtur në televizionet nacionale, duke kyçur edhe dispozitat që lidhen me shpërndarjen e mjeteve nga Buxheti të planifikuara për atë produksion, si dhe sanksionet financiare për thyerje të këtyre dispozitave.

3. Mënyra për zbatimin e fazës së dytë:

Reformat sistematike në sferën e mediave në asnjë rast nuk guxojnë të bazohen në ndryshimet që do të bëhen në fazën e parë;

Faza e dytë duhet të fillojë menjëherë me përpunimin e planit në detaje në të cilin do të detektohen të gjitha pyetjet për të cilët nevojitet debat dhe përpunim i hollësishëm;

Në debatin për ndryshime sistematike duhet të kyçen të gjitha institucionet përkatëse dhe përfaqësuesit e sektorit civil;

Një prej mundësive për koordinimin e tërë procesit është ministria përkatëse të iniciojë formim të grupit të punës në të cilin do të bisedohet për të gjitha pyetjet dhe do të sjellën vendime për atë se në çfarë drejtimi dhe me çfarë rritmi do të zhvillohen reformat sistematike në mediat.

Kërkesa është përpiluar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM), Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni (KEMM), Instituti i Maqedonisë për media (IMM) dhe Institut për studime të komunikimeve (ISK)./Telegrafi/