Sofiane Feghouli si duket do të transferohet në kampionatin anglez.
Mesfushori algjerian i Valencias ka pranuar se do të largohet në fund të stinorit nga ‘Mestalla’.

Lojtari do të largohet nga La Liga si lojtar i lirë pasi kontrata me Valencian skadon në qershor.


Ndërkohë e ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligën Premier, tek Tottenham Hotspurs.

‘Gjelat’, i kanë bërë gati një kontratë katër vjeçare me tre milionë euro në stinor, ofertë që duket e pranueshme për të.

Kujtojmë që për 26-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe skuadrat italiane si Roma, Inter dhe Milan. /Telegrafi/

telegrafi sport app