LAJMI I FUNDIT:

Kishte ikur nga plumbat e Millosheviqit për t’u bërë pilot në Zelandë të Re (Video)

Kishte ikur nga plumbat e Millosheviqit për t’u bërë pilot në Zelandë të Re (Video)

Stuff.co.nz, portal prestigjioz në Zelandë të Re, ka shkruar për kosovarin Veton Brezinca, i cili i kishte mbijetuar plumbave të Slobodan Millosheviçit për tu bërë pilot në Hamilton.

Ai për portalin prestigjioz ka rikujtuar kohën kur ushtria serbe kishte bërë që të largohen miliona shqiptarë nga vendi i tyre, si dhe që kishte vrarë rreth 200,000 tjerë.

Prindërit e Vetonit i kishim humbur punët e tyre në industrinë e minierave pas ardhjes së Millosheviçit në pushtet në vitin 1991, vetëm për shkak të etnisë së tyre.

Pastaj, babai i Vetonit kishte emigruar në Evropë dhe si një imigrant ilegal kishte pasur mjaftueshëm të ardhura për ta ushqyer familjen e tij.


Veton Breznica, e përshkruan vetën si një shqiptar i Kosovës dhe për momentin është duke u trajnuar tek Qendra e Aviacionit në Hamilton të Zelandës së Re, për ta përmbushur ëndrrën e tij e t’u bërit pilot.

“Kur kam qenë 12 vjeçar ata (serbët), kishin ardhur tek ne dhe kishin thënë që do të na vritnin. Mami im kishte thënë: Në rregull, më qëlloni, nuk kemi ku të shkojmë”, ka thënë Vetoni për stuff.co.nz, transmeton lajmi.net.

Por, në vend se t’i vritnin, militantët serb i kishin jap këtyre kohë deri në mesnatë për t’u larguar nga shtëpia e tyre ose përndryshe do t’i vritnin një nga një.

“Ata ishin kthyer prapë dhe kishin shtënë drejt nesh. Falë zotit asnjë nuk ishim lënduar. Por çfarë i kishte ndaluar ata që të hynin brenda? Vetëdija e tyre? Zoti? Unë kam mundur të vdes bashkë me familjen time në vitin 1999. Kjo është ajo çfarë më bën të besoj se është një mision i veçantë për mua”, thotë Vetoni.

Ai gjithashtu ka treguar për portalin prestigjioz se si njeh plotë familje, shtëpitë e së cilave janë djegur të tërat.

Vetoni qysh në moshën 5 vjeçare e kishte shprehur dëshirën për t’u bërë pilot, ambicie e cila kishte qenë e pamundur për një djalosh nga një vend i vogël siç është Kosova, e sidomos në rrethanat që kishin qenë asokohe.

Kur ishte 19 vjeçar, Vetoni ishte shpallur ambasadori i parë i aviacionit të Kosovës si dhe pilot i avionit pa motor.

Ai gjithashtu kishte ndihmuar edhe për themelimin e Kadetëve Ajror të Kosovës.

Atij iu deshën 6 vite për ta gjetur një linjë ajrore, dhe një shkollë aviacioni e cila do ta trajnonte atë, pavarësisht kombësisë së tij, por ai më në fund kishte arritur që të pranohet tek Qatar Airways dhe se ata do ta trajnojnë atë gjatë CTC Aviation.

Ai është Kosovari i parë i cili do të trajnohet si një pilot i linjave ajrore, qysh nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Vetoni është në gjysmën e trajnimit të tij 6 mujor tek CTC Aviation dhe pas asaj do të shkoj në Britani të Madhe që të diplomoj, e pastaj në Katar për 6 muaj tjerë të trajnimit.

Ai, historinë e tij dhe trajnimet e tij i shpërndan edhe në faqen e tij në Facebook, vetëm për t’i inspiruar plotë të rinj tjerë Kosovarë.

“Unë e jetoj çdo moment që jam i gjallë. Zelanda e Re është një shtet i mrekullueshëm”, ka thënë ai.

Për ta shikuar videon klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori