Kishin humbur në male, ndihma e papritur u erdhi nga një qen – ekipin e shpëtimit i dërgoi drejt fshatit turk që ishte bllokuar nga bora

Tërmetet shkatërruese që goditën të hënën e kaluar Turqinë dhe Sirinë, ua morën jetën dhjetëra mijëra njerëzve.
Pamjet rrëqethëse të shkatërrimit të ndërtesave janë shumë prekëse, kurse një video nga një fshat i rrezikuar nga tërmeti, tregon se në një fatkeqësi të tillë të gjithë gjejnë një mënyrë për të ndihmuar, transmeton Telegrafi.
Kolona e veturave që po shkonte për në fshatin e mbuluar me borë Ajanburn pranë qytetit të goditur rëndë Kahranmaras, u dërgua në destinacion nga një qen.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































