LAJMI I FUNDIT:

“I kisha përla Brnabiqin me Tërmkollin”, ish-deputetja e LDK-së i reagon regjisorit Agon Miftari: Të ftoj publikisht të përlahem me ty njëherë

“I kisha përla Brnabiqin me Tërmkollin”,  ish-deputetja e LDK-së i reagon regjisorit Agon Miftari: Të ftoj publikisht të përlahem me ty njëherë

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, i ka reaguar regjisorit Agon Myfari, pasi ky i fundit ka publikuar një shkrim në të cilin ka fyer zyrtaren e LDK-së.

“I kisha përla Brnabićin me Tërmkollin”, shkruan Myftari në postimin e tij, që më pastaj e ka fshirë.

Tërmkolli në reagimin e saj të titulluar si “Letër “dashurie” për Agon Myftarin”, i ka bërë thirrje publike këtij të fundit që të përlahen.


“Këta meshkujt shqiptarë të Kosovës, me gjasë duke pasë deficit burrash në politikë kanë fillu me i pa gratë e forta të politikës herë si burra, herë si të trasha e herë si të holla! Ty, regjisor, “intelektual”, të thërras publikisht të përlahem me ty njëherë”, tha ajo.

Tutje ka i ka thënë Myftarit se nëse nuk i beson vetes, atëherë të marrë edhe Tomë Gashin me vete.

“Nëse don e nuk i beson vetes taman, merre edhe Tomën me vete e mandej shohim për Bërnabiqin. Nuk besoj që heqë dorë Albini nga pozita e Kryeministrit, po ku i dihet!

Tërmkolli ka paralajmëruar edhe përballje në Gjykatë.

“Pastaj, “përlahemi” edhe në gjykatë! Mbase shteti edhe funksionon!”, ka përfunduar Tërmkolli në reagimin e saj, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori