Udhëheqja komuniste në Pekin reagoi me kritika të ashpra ndaj vendimit të fundit të Kongresit Amerikan për aplikacionin TikTok.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin tha: “Nëse të ashtuquajturat arsye të sigurisë kombëtare mund të përdoren për të shtypur në mënyrë të qëllimshme kompani superiore nga vende të tjera, nuk mund të flitet për ndershmëri”.
“Duke vepruar kështu, SHBA vepron sipas logjikës së një kalorësi grabitës. Pala amerikane nuk ka paraqitur kurrë prova, se Tiktok-u rrezikon sigurinë kombëtare. Mënyra se si SHBA po e trajton çështjen TikTok i bën të qartë botës, nëse i ashtuquajturi rendi i SHBA-së i bazuar në rregulla i shërben botës apo vetëm vetë SHBA-së”, shtoi Wenbin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë He Yadong tha se Kina do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive të saj jashtë vendit.
“Shtetet e Bashkuara duhet të respektojnë parimet e ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës së ndershme dhe të ndalojnë shtypjen e padrejtë të kompanive të huaja”, vazhdoi ai.
Tiktok-u hedh poshtë të gjitha shqetësimet e palës amerikane
Shefi i kompanisë, Shou Chew, tha se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër synimeve për ta vënë këtë kompani dhe platformën Tiktok nën kontrollin e investitorëve amerikanë.
Tiktok-u këmbëngul se qëllimi i ligjit është ndalimi efektiv i aplikacionit në SHBA, ndërsa politikanët amerikanë thonë se ata thjesht duan të sigurojnë që autoritetet kineze të mos mund të ndikojnë tek Tiktok-u në një mënyrë që dëmton interesat amerikane.
Shou Chew vuri në dukje se ligji do t’u japë më shumë ndikim një grupi të vogël kompanish të tjera të mediave sociale.
Shefi i Tiktok deklaroi gjithashtu se ligji i ri rrezikon 300,000 vende pune në Shtetet e Bashkuara. Sipas informacioneve të veta Tiktok-u ka në SHBA 170 milionë përdorues.
Shumicë mbipartiake në Dhomën e Përfaqësuesve
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi së fundmi në shkallë të gjerë një ligj që synon ta detyrojë gjigantin kinez të internetit Bytedance ta shesë filialin e tij Tiktok brenda gjashtë muajve.
Përndryshe ekziston rreziku i ndalimit mbarëkombëtar të platformës Tiktok, e cila është mjaft e përdorur veçanërisht nga të rinjtë. Nëse nuk ka ndryshim në pronësi, ligji mund të rezultojë në ndalimin e Tiktok nga dyqanet amerikane të aplikacioneve.
Tani pritet vendimi i Senatit Amerikan. Në Senat, ku demokratët e Presidentit Joe Biden kanë një shumicë të vogël, ka si mbështetës edhe kritikë të planit nga të dyja partitë.
Një nga shqetësimet lidhet me faktin që vendimi për ndalimi i Tiktok-ut mund të kundërshtohet bazuar në të drejtë për lirinë e fjalës të sanksionuar në Kushtetutën e SHBA.
Biden i bëri thirrje Senatit që ta trajtojë shpejt këtë çështje. Ai ka sinjalizuar se do ta firmosë ligjin.
Mosmarrëveshja është bërë një çështje e rëndësishme në fushatën zgjedhore në SHBA. Deputetë nga të dyja partitë po marrin shumë telefonata nga përdorues të rinj që janë të zemëruar për ndalimin e Tiktok-ut dhe e refuzojnë ligjin për ndalimin e tij. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Kompanitë e mëdha të teknologjisë ndajnë miliona llogari përdoruesish me autoritetet amerikane, zbulon një raport

Google shton funksione të reja në asistentin me Al, Gemini

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kompanitë e mëdha të teknologjisë ndajnë miliona llogari përdoruesish me autoritetet amerikane, zbulon një raport

Samsung sjell më shumë Inteligjencë Artificiale në tre modele të telefonave

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës