LAJMI I FUNDIT:

Kina dhe India kanë filluar të distancohen nga Rusia

Kina dhe India kanë filluar të distancohen nga Rusia

Në një komunikatë të G20 shkruante se “shumica e anëtarëve e dënuan fuqishëm luftën në Ukrainë”.

Ndërsa shumica e vëzhguesve do të supozojnë se përdorimi i fjalës “shumica” synon në mënyrë specifike të përjashtojë aleatët e vjetër të Rusisë, Indinë dhe Kinën, ka shenja se dy fuqitë e mëdha mund të kenë filluar të distancohen nga pushtimi katastrofik i Vladimir Putinit.

Të dy vendet e kanë mbrojtur vazhdimisht Moskën ndërsa kanë shprehur shqetësimin për konfliktin, raporton skynews.


Megjithëse asnjëri nuk ka dal haptazi ndaj këtij qëndrimi, Xi Jinping lëshoi një kritikë në heshtje ndaj veprimeve të Rusisë.

Në një fjalim në samitin në Bali, lideri kinez pohoi se është kundër shfrytëzimit të ushqimit dhe energjisë si armë, komente që do të shihen gjerësisht si të drejtuara ndaj Kremlinit.

“Ne duhet të kundërshtojmë me vendosmëri politizimin dhe instrumentalizimin e problemeve të ushqimit dhe energjisë”, tha Xi.

Kjo erdhi pasi ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha se Xi i tha presidentit amerikan Joe Biden në takimin e tyre mbrëmë se “armët bërthamore nuk duhet të përdoren dhe nuk duhet të zhvillohen luftëra bërthamore” – një vërejtje që shihet si një referencë ndaj kërcënimeve të përsëritura të Moskës rreth armëve bërthamore.

Ndërkohë, Financial Times citoi një zyrtar kinez të ketë kritikuar në mënyrë tërthorazi presidentin rus për dështimin e informimit të Pekinit rreth planeve për të pushtuar Ukrainën.

“Putini nuk i tha Xi-t të vërtetën”, tha zyrtari, i cili nuk ka dashur të identifikohet.

“Nëse ai do të na kishte thënë, ne nuk do të kishim qenë në një pozicion kaq të vështirë. Ne kishim më shumë se 6,000 shtetas kinezë që jetonin në Ukrainë dhe disa prej tyre vdiqën gjatë evakuimit [megjithëse] nuk mund ta bëjmë publike këtë”, shtoi ai.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi përsëri nuk e dënoi Rusinë, por pasi tha në shtator se “epoka e sotme nuk është një epokë lufte”, ai sot deklaroi se “unë kam thënë vazhdimisht se ne duhet të gjejmë një mënyrë për t’u kthyer në rrugën e armëpushimit dhe diplomacisë në Ukrainë”.

Ndryshimet e dukshme delikate në gjuhën që përdoren nga Kina dhe India mund të sinjalizojnë ndryshime potencialisht jashtëzakonisht të rëndësishme në dinamikën gjeopolitike rreth konfliktit.

Një vendim nga njëri ose të dy vendet për t’u distancuar më haptazi nga Moska do të paraqiste probleme të mëdha për Rusinë – duke e lënë vendin pothuajse plotësisht të izoluar në skenën botërore, duke minuar fushatën ushtarake tashmë të rrethuar të Putinit – në një zhvillim që do të rriste presionin mbi lideri për të kërkuar një fund diplomatik të luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Kalo në kategori