Kim Kardashian tregoi se humbja e shtatë kilogramëve në mënyrë që t’i përshtatej fustanit ikonik të Marilyn Monroe në “Met Gala 2022” erdhi me një ‘çmim’ të lartë.
Themeluesja e SKIMS – e cila zakonisht ushqehet me një dietë me bazë bimore – zbuloi se për shkak se kishte konsumuar mish në përpjekjen e saj për t’u dobësuar shpejt, trupi i saj kishte një shpërthim psoriaze që çoi në artrit psoriatik.
“Psoriaza shpërtheu mbi trupin tim dhe unë kisha artrit psoriatik, kështu që nuk mund të lëvizja dot me të vërtetë”, tha ajo në një intervistë të re me Allure , duke shtuar, “Isha duke u çmendur”.
“Ishte vërtet e dhimbshme dhe më duhej të shkoja te një reumatolog që më shkroi steroide”, tha ajo.
Fatmirësisht, largimi i mishit e bëri punën e tij dhe e ndihmoi trupin e saj të rikuperohej: “E largova përsëri mishin dhe u qetësua”.
Pavarësisht se vuajti nga gjendja e dhimbshme, Kim kohët e fundit mbrojti dietën e saj dhe tha se ajo nuk bëri ‘asgjë të pashëndetshme’ ndërsa e krahasoi humbjen e saj në peshë me humbjen ekstreme të peshës së Christian Bale për rolin e tij në “The Machinist”.
Duke biseduar me The New York Times , Kim – e cila mori pjesë në ngjarjen prestigjioze të modës me të dashurin e saj Pete Davidson – tregoi se ajo humbi peshën përmes dietës, një kostum sauna dhe vrapimit dy herë në ditë dhe shpjegoi: “Unë nuk bëra asgjë të pashëndetshme”. /Telegrafi/