LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian tregon pamjen e saj të re si bionde pasi kaloi 10 orë duke zbardhur flokët teksa shqetësohej se do t’i bien

Kim Kardashian tregon pamjen e saj të re si bionde pasi kaloi 10 orë duke zbardhur flokët teksa shqetësohej se do t’i bien

Kim Kardashian u duk si bombë bionde kur u pa me flokët e saj të sapo zbardhura në Instagram Story të enjten.

41-vjeçarja ishte veshur me sytjena ngjyrë bezhë nga SKIMS ndërsa ajo u fut në kamerë brenda dollapit të rezidencës së saj në Hidden Hills, Kaliforni.


“Më kishte marrë malli për Kim-in bionde”, u tha ish-bashkëshortja e Kanye West 308 milionë ndjekësve të saj në Instagram.

E dashura e veteranit të SNL Pete Davidson la të kuptohet për fansat e saj se ishte duke punuar në një projekt sekret për të cilin ishte ‘e emocionuar’, por nuk ishte në gjendje ta zbulonte.

Kim Kardashian nuk mundi të mbyllte fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala dhe u detyrua ta linte të hapur në të pasmet e saj
Lexo po ashtu Kim Kardashian nuk mundi të mbyllte fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala dhe u detyrua ta linte të hapur në të pasmet e saj

“Nuk e keni idenë se çfarë po bëj sot”, bërtiti ajo, ndërsa në sfond shiheshin raftet e veshjeve.

“Jam shumë e emocionuar,” përfundoi ajo ndërsa zmadhonte fytyrën me një filtër që shtoi veshë të mprehtë dhe njolla në fytyrën e saj.

Ekspertët kritikojnë Kim Kardashianin: Është një fustan shumë i çmuar për të rritur egon e dikujt
Lexo po ashtu Ekspertët kritikojnë Kim Kardashianin: Është një fustan shumë i çmuar për të rritur egon e dikujt

Ka të ngjarë që Kim është duke bërë një set fotografik për linjën e saj të re të grimit e cila po ri-brendohet pasi ajo ndaloi prodhimin e KKW Beauty.

Emri i linjës mund të jetë SKKN pasi ajo ka paraqitur një markë tregtare për atë emër, sipas një raporti nga TMZ, por asaj iu dha një urdhër pushimi dhe ndalimi për emrin vitin e kaluar.

Trajneri personal i Kim Kardashian i del në mbrojtje pasi ajo u kritikua që humbi mbi shtatë kilogramë për "Met Gala"
Lexo po ashtu Trajneri personal i Kim Kardashian i del në mbrojtje pasi ajo u kritikua që humbi mbi shtatë kilogramë për "Met Gala"

Kjo vjen pasi ajo kaloi 10 orë duke zbardhur flokët e saj të zi, ndërkohë që shqetësohej se disa nga flokët saj do të binin.

Kim i kishte lyer flokët në një ngjyrë bionde platini për t’iu përshtatur fustanit të saj të Met Gala. Kim u shfaq në vlogun e Kylie Jenner në YouTube të publikuar të mërkurën, teksa shprehu shqetësimin për humbjen e flokëve të saj pasi i kishte zbardhur për 10 orë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?

Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?

Keshilla Modë
Pse Kim Kardashian i mbulon shpesh sytë me flokët e saj? Një infermiere dyshon për një çrregullim

Pse Kim Kardashian i mbulon shpesh sytë me flokët e saj? Një infermiere dyshon për një çrregullim

Flokë dhe stil
Charlotte nga 'Sex and the City' hoqi filerat nga fytyra dhe i kënaqi të gjithë me pamjen e saj të freskët dhe natyrale

Charlotte nga 'Sex and the City' hoqi filerat nga fytyra dhe i kënaqi të gjithë me pamjen e saj të freskët dhe natyrale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Këshilla dhe arsye
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Kalo në kategori