LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian ka habitur kritikët e modës – është shembull se si nuk duhet të visheni!

Kim Kardashian ka habitur kritikët e modës – është shembull se si nuk duhet të visheni!

Kim Kardashian ka marrë pjesë në revynë e modës në Majami para pak kohësh, ndërkaq veshja e saj nuk ka kaluar pa u vërejtur

Kur ka shkelur në tepihun e kuq, të gjitha shikimet kanë qenë të drejtuara drejt saj, mirëpo aspak për shkaqe pozitive, transmeton Telegrafi.


Gardëroba e zgjedhur nga ajo ka lënë të habitur të gjithë të pranishmit, ndërsa shumë shpejt ka pasuar orteku i komenteve negative nga kritikët e modës.

Kanë qenë të njëzëshëm në vlerësimin e kësaj përpjekjeje që të duket moderne: “Kim Kardashian është shembull i mirë, por shembull se si nuk duhet të visheni”.

Rregulla thotë, nëse jeni adhuruese e printeve të shtazëve, kujdesuni që vetëm një pjesë të jetë e dezenit të tillë, ndërsa dezenët e tjerë të jenë më të reduktuar.

Por, një gjë është e sigurt, Kim ka tërhequr vëmendje të madhe dhe për të të gjithë kanë folur gjatë asaj revyje.

/Telegrafi/