Linja e re e rrobave të saj nga "SKIMS" po shënon një sukses të jashtëzakonshëm.

Dhe Kim Kardashian po i bën edhe më atraktive veshjet, kur në pozat e saj po i vesh të njëjtat, shkruan Daily Mail.


40-vjeçarja ditën e djeshme (e hënë) në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe tërheqëse, me të cilat la gojëhapur fansat.

40214600 9339467 image a 9 1615227368577

Në pjesën e sipërme ajo u pa vetëm me të brendshme, duke theksuar në rend të parë gjoksin e formësuar.

Prapa bukuroshes brune shihej një studio për makijazh, ku vërehet se Kim sapo kishte kuruar dukjen në përgjithësi.

40174374 0 image a 32 1615148447984

Flokët e saj ishin të pozicionuara drejt kamerës, çka bëri t’i dukeshin thonjtë me ngjyrë të kuqe.

Kujtojmë se Kardashian është duke qenë qendër e vëmendjes, pas divorcit me reperin Kanye West. /Telegrafi/

40174376 0 image a 34 1615148452926