Ajo është duke u marrë më shumë me pjesën e biznesit, pasi ka disa probleme në jetën personale.

Përkundër kësaj, Kim Kardashian ka vendosur që të jetë edhe më aktive në rrjete sociale, duke ndarë imazhe nga përditshmëria, shkruan Daily Mail.


Në një postim në Instagram, bukuroshja brune është shfaqur atraktive, ndërsa ishte veshur me një fustan të ngushtë.

38469796 0 image a 42 1611614281182

Para 40-vjeçares ndodhej një tortë gjigante, me të cilën ajo kishte bërë edhe trupin e saj.

Kim i kishte bërë edhe flokët, të cilat i kishte të lënë të lira mbi supe, derisa për makijazh ajo zgjodhi nuanca të hapura.

38469796 0 image m 44 1611614547311

Ylli i KUWTK në të njëjtën kohë dukej edhe tejet e ëmbël, duke mos lënë nën hije edhe tiparet e bujshme trupore.

“Mos jini të rrëmujshëm”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve atraktive.

38469802 0 image m 46 1611614584598

Nëna e katër fëmijëve, gjatë këtyre ditëve ka lansuar edhe linjën e re nga koleksioni i KKW Flagrance. /Telegrafi/