Ajo është njëra nga moderatoret shqiptare që këtë vit ka qenë shumë e komentuar nga publiku.

Bëhet fjalë për Kiara Titon, e cila vëmendjen më të madhe e mori gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania 2.


Bukuroshja e showbizit së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi e video nga fëmijëria.

Screenshot 1 114 Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i njohur në njërën prej tyre u shfaq duke kërcyer e në tjetrën me fustan të bardhë.

“Jam te gjyshja dhe po hap kasetat, kam shumë kujtime kur kam qenë e vogël dhe jam e kënaqur për këtë fakt. Pa dhëmbë në gojë dhe e lumtur, 18 janar 2003”, ka shkruar ajo.

Screenshot 2 88 Foto: Screenshot/Instagram

“Kisha fiksim të bëhesha nuse”, shtoi mes tjerash Tito.

Kiara ndërkaq tani po shijon një lidhje dashurie me fenomenin e BBVA, Luiz Ejllin, me të cilin thuhet se do të bëhen prindër së shpejti. /Telegrafi/

Screenshot 3 79 Foto: Screenshot/Instagram