LAJMI I FUNDIT:

Klea Huta feston ditëlindjen e 27-të

Klea Huta feston ditëlindjen e 27-të
Klea Huta (Foto: Instagram/kleahuta)

Klea Huta është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun e gjerë, pasi edhe përçon energji pozitive tek ta.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke shfaqur me ndjekësit e saj përditshmërinë e saj, përshirë edhe të reja nga jeta profesionale.

Duket se dita e sotme (e hënë) është e veçantë për të, pasi bukuroshja shqiptare feston ditëlindjen e saj të 27-të.


https://www.instagram.com/p/B8CSP84pHMy/

Për dallim prej herëve të tjera, kësaj radhe ajo feston 27 vjetorin si nënë, ku para disa javësh solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Klea Huta dhe Elgit Doda bëhen prindër për herë të parë
Lexo po ashtu Klea Huta dhe Elgit Doda bëhen prindër për herë të parë

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ndau disa imazhe me bashkëshortin e saj, Elgit Doda.

https://www.instagram.com/p/CClY40hpbeP/

“Unë dhe ti erdhëm nga ëndrrat në jetë. Duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë, mbollën një rreze diku. Të shkëlqejë sot një diell i vërtetë. Urime ditëlindjen për mua”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Përndryshe, Klea dhe Elgiti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në janar të këtij viti. /Telegrafi/