Khabib pas triumfit: Përballja me Poirier kishte respekt, jo sikurse ajo me njeriun e ndytë McGregor

Khabib Nurmagomedov e ka thumbuar rivalin e tij Conor McGregor pas triumfit ndaj Dustin Poirier në mbrojtjen e titullit në peshat e lehta në UFC.
Luftëtari çeçen arriti të fitojë ndeshjen ndaj amerikanit Poirier të zhvilluar të shtunën mbrëma në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Nurmagomedov fitoi në raundin e tretë pasi detyroi Poirierin të dorëzoj meçin pas një shtrëngimi të fortë në qaf.
Megjithatë, 30-vjeçari nga Dagestani ka dhënë shumë respekt për amerikanin pas ndeshjes, ndërsa e ka thumbuar McGregorin duke e cilësuar njeri të ndytë.

"Unë dua të harroj përballjen e fundit me njeriun e ndytë (McGregor)".
"Unë dhe Dustin Poirier kemi treguar që MMA ka të bëjë me respektin jo duke folur për plehrat".

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































