Khabib Nurmagomedov ka parashikuar që Dustin Poirier të mundë Conor McGregor - dhe të vazhdojë të mposhtë kampionin e sapo kurorëzuar Charles Oliveira.

Dagestanezi në pension fitoi ndaj McGregor dhe Poirier gjatë karrierës së tij legjendare dhe i njeh pikat e forta të tyre.


Dhe ndërsa fliste për gjendjen e divizionit të peshave të lehta në një intervistë të fundit, Khabib bëri një parashikim për të ardhmen e te titullit që mund të vendoset në trilogjinë mes Poirier dhe McGregor këtë verë.

conor 2

"Kur Islam Makhachev të rritet në renditje, Oliveira nuk do të jetë më kampion", ka thënë Khabib për Sport 24.

“Gjëja kryesore është që Oliveira duhet t’i kuptojë saktë fjalët e mia. Unë e respektoj atë, ai është një kampion i denjë. Por, kur Islam do të ngrihet, do të jetë një kampion tjetër brenda vitit”.

Dustin Poirier

"Në sytë e mi do të jetë Dustin Poirier", ka shtuar më tej Khabib.

Poirier do të ketë nevojë për një përsëritje të performancës së tij mahnitëse nga janari i këtij viti nëse do të mundë irlandezin në ndeshjen e tyre të tretë, pasi që të dy mbajnë një fitore ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/

telegrafi sport app