LAJMI I FUNDIT:

KGJK shpreh shqetësim për fillimin e grevës nga punonjësit e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit

KGJK shpreh shqetësim për fillimin e grevës nga punonjësit e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shprehur shqetësim për fillimin e grevës nga punonjësit e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit.

Në reagim thuhet se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) së bashku me përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës (SPJK), vazhdimisht ka punuar për përmirësimin e kushteve të punës së gjyqësorit në përgjithësi duke mbështetur kërkesat e legjitime të punonjësve dhe sindikatës, përfshirë rregullimin e statusit të administratës së gjyqësorit me Ligj të veçantë si dhe trajtimin dinjitoz në Ligjin e pagave.

Pas Themelores grevën e nisin edhe administrata e Gjykatës së Apelit
Lexo po ashtu Pas Themelores grevën e nisin edhe administrata e Gjykatës së Apelit

“Mos koordinimi i përfaqësueseve të punëtorëve të të gjitha gjykatave, ndërmjet veti dhe me KGJK-në, nuk kontribuon në procesin e realizimit të të drejtave të punonjësve.


Prandaj, me këtë rast, KGJK i bën thirrje punonjësve të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit që të rishqyrtojnë vendimin për fillimin e grevës dhe t’i kthehen punës në mënyrë që t’iu jepet hapësirë institucioneve përgjegjëse për përmbushjen e kërkesave. Këshilli nuk e përkrahë grevën në këtë moment”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori