KFSEE mban darkën e fundvitit, ngjarjen e quan festë inovacioni
Keiretsu Forum Southeast Europe (KFSEE) të enjten ka mbajtur darkën e fundvitit.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se festa ka qenë e veçantë pasi ka bashkuar investitorët e startup-eve të Evropës Juglindore, Qendrore dhe Lindore.
"Ngjarja, e cila u shpalos dje, ishte më shumë se një mbledhje - ishte një konvergjencë mendjesh, aspiratash dhe një festë inovacioni", thuhet në njoftim.
Gjithashtu në njoftim thuhet se bisedat e zhvilluara kanë qenë kryesisht për partneritet dhe për investime të ndryshme.
Ndryshe, Keiretsu Forum Southeast Europe (KFSEE) është një udhëheqës në fushën e investimeve në startup-e dhe inovacion në rajonin e Evropës Juglindore./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































