KFOR dhe FSK realizojnë aktivitete për trajtimin e materialeve të rrezikshme në jug të Kosovës

Pjesëtarët e KFOR-it kanë realizuar së fundmi aktivitete në jug të Kosovës në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, për trajtimin e sigurt të materialeve industriale të rrezikshme.
Sipas njoftimit për media aktiviteti është drejtuar FSK-ja si pjesë e mandatit të saj origjinal të mbrojtjes civile dhe përfshinte pjesëmarrjen e njësive të specializuara të KFOR-it nga Finlanda, së bashku me mbështetje nga inxhinierët amerikanë.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e saj, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të kontribuuar në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe pa dallim. KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në njoftimin e KFOR. /Telegrafi/






















































