Një foto e falsifikuar që pretendon të tregojë Kim Jong-un të vdekur në një arkivol qelqi është bërë është bërë virale mes thashethemeve të vazhdueshme për udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Sipas The Sun, përcjell Telegrafi, imazhi - që mendohet të jetë një foto e dokumentuar nga funerali i babait të tij në vitin 2011 - duket se tregon Kim të shtrirë nën një batanije të kuqe me kokën mbi një jastëk.


fa1

Ndërkohë SHBA dhe Kina po kërkojnë të gjejnë të vërtetën për pretendimet se udhëheqësi i Koresë së Veriut është ose i vdekur ose i sëmurë rëndë në një gjendje vegjetative pas operacionit të zemrës.

Ndërsa Koreja e Veriut u përpoq për të treguar se ai është gjallë sot duke publikuar një letër që thuhet se është shkruar nga Kim për ndërtimin e një vendpushimi.

Por mungesa e ndonjë imazhi të ri të Kim vetëm se ka shtuar spekulimet.

fa2

Sidoqoftë, fotografia që po ndahet në internet besohet të jetë e manipuluar.

Siç shkruan tutje The Sun, imazhi - përputhet nga afër me një foto nga funerali i babait të tij Kim Jong-il pasi ai vdiq nga një sulm në zemër në vitin 2011.

Ajo ka të njëjtin kënd të ulët, jastëk ceremonial dhe aranzhime lulesh pas kokës së tij - duke sugjeruar që fytyra dhe supet e reja të Kim janë mbivendosur. /Telegrafi/