Këto truqe të lira të indianeve për fytyrë pa rrudha do t’ju rinojnë!
Gratë indiane janë të njohura për flokë të gjatë, të dendur dhe të fortë, si edhe për lëkurë shumë të bukur, të pastër dhe të tendosur
Pa marrë parasysh sa vjet i kanë, duken gjithmonë të reja. Për këtë në ndihmë u vijnë mjekësia popullore dhe tretmanët.
Bukurinë e tyre autentike e mirëmbajnë nëpërmjet këtyre pesë veprimeve. Me këto veprime do t’i harroni rrudhat e dukshme.
Domethënë, për to ka rëndësi shumë të madhe pastrimi i fytyrës, ushqimi i lëkurës si nga brenda ashtu edhe nga jashtë dhe hidratimi, transmeton Telegrafi.
1. Vetëmasazhi
Kjo teknikë relaksuese në ritualet indiane të bukurisë përdoret me shekuj dhe bashkë me të më së shpeshti përdoret vaji i susamit. Ai rekomandohet posaçërisht për kurën e lëkurës, flokëve, dhëmbëve, madje edhe pas rrezitjes. Kur i bëni masazh fytyrës me këtë vaj, lëkura do të jetë e ushqyer dhe e freskët. Posaçërisht i mirë është për damat me lëkurë të thatë.
2. Konsumimi i ujit të vluar
Hidratimi është rregulli kryesor i indianeve për kujdesin e lëkurës. Uji duhet të jetë i vluar dhe i ngrohtë, si edhe të pihet me gllënjka të vogla. Sepse, nëse pini përnjëherë shumë ujë, ai vetëm do të “kalojë” nëpër trup, domethënë shpejt do të dalë nga organizmi, ndërsa gllënjkat e vogla garantojë që uji të arrijë bash aty ku duhet dhe të hidratojë organizmin.
3. Çaji i xhenxhefilit
Ky çaj detoksik, është eliksir për lëkurën tuaj. Xhenxhefili është i pasur me gingerol, një përbërës që ka një efekt antiinflamator, ka vitamina dhe minerale dhe vepron si një antioksidant i madh. Ky ushqim i mahnitshëm nxit prodhimin e kolagjenit dhe në këtë mënyrë parandalon shfaqjen e rrudhave të reja dhe redukton ato ekzistuese.
4. Karotat
Karotat janë një nga ushqimet më të rëndësishme për ata që duan t’i sigurojnë lëkurës së tyre një sasi të madhe lëndësh ushqyese. Përbërësi më i rëndësishëm janë sigurisht karotenoidet, substanca që japin një ngjyrë të artë, mbrojnë nga rrezatimi UV dhe ndikimet e jashtme. Ekzistojnë edhe komponime të quajtura poliacetilene, të cilat lehtësojnë inflamacionin. Gratë indiane konsumojnë karota të ziera dhe është shumë e rëndësishme të mos i ngrohni sërish.
5. Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për bukurinë e lëkurës. Më pas djersijmë dhe në këtë mënyrë toksinat e grumbulluara hidhen jashtë trupit dhe lëkurës. Dhe jo vetëm kaq, duke ushtruar çlirojmë stresin, i cili është një nga nxitësit kryesorë të plakjes dhe shfaqjes së rrudhave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Maska më e mirë kundër zbokthit
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
Çfarë është melasma? Pjesët e njollosura në lëkurën tuaj që errësohen në diell
Çfarë duhet të bëni për t’u dukur më atraktive?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert