Këto të famshme tregojnë pse kanë refuzuar t’i nënshtrohen ndërhyrjeve në fytyrë

Kemi parë se shumë figura publike bëjnë të pamundurën që të mbetën gjithmonë të rinj, duke iu nënshtruar kështu ndërhyrjeve të ndryshme. Kalimi i viteve sigurisht që sjell ndryshime dhe plakje të fytyrës, por jo të gjithë VIP-at kanë nxituar ta bëjnë në emër të bukurisë së përjetshme
Plakja është pjesë natyrale e jetës, por procesi i saj nuk është dhe aq i thjeshtë për t’u pranuar. Prandaj, një pjesë e mirë e personazheve të famshëm nuk kursehen kur vjen puna tek operacionet plastike, botoks apo fillerat ashtu sikurse një pjesë tjetër refuzojnë të ndryshojnë diçka në fytyrën e tyre për gjithë arsyet më poshtë.
Lista e të famshmeve kundër përdorimit të botoksit, përkundër atyre që janë përdoruese të injeksionit ‘çudibërës’ dhe ndërhyrjeve kirurgjike është modeste:
Meryl Streep
Fituesja e çmimeve Oscar shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për pamjen e saj duke u kritikuar herë pas here, por pavarësisht kësaj, Streep ishte e vendosur. Nuk do të bënte asgjë për të ndaluar kohën të linte shenja në fytyrën e saj. Për aktoren botoksi është si të kesh një vello para fytyrës dhe kjo sipas saj s’është diçka e mirë për një aktor.
“E mira e plakjes është se kur ata të marrin në telefon për një rol të ri, zakonisht është e sigurt që do të jetë diçka interesante.”
Halle Berry
Aktorja e ka pranuar se shpesh e ka ndjerë presionin për të qenë gjithnjë e re dhe nuk e mohon se ideja e botoksi e ka tunduar herë pas here. “I kujtoj shpesh vetes që bukuria nuk lidhet aq shumë me fizikun tim. Plakja është natyrale dhe do të na ndodhë të gjithëve. Dua të dukem gjithmonë si vetja ime, edhe nëse kjo do të thotë një version i plakur i vetes.”
Julia Roberts
Julia Roberts gjithashtu refuzon të bëjë ndërhyrje estetike në pamjen e saj.
“Është fatkeqësi që jetojnë në një shoqëri kaq të panikosur, ku gratë nuk i japin vetes një shans për ta parë se si duken si njerëz të plakur. Fytyra jote tregon një histori dhe s’e kam fjalën për historinë ku ti i hipën makinës dhe shkon në zyrën e kirurgut.”- është shprehur ajo e pyetur pse nuk pranon të bëjë ndërhyrje estetike.
Angelina Jolie
Gjatë një interviste në Zoom, këngëtarja dhe aktorja 51 vjeçare tha: “Deri më sot, unë kurrë nuk kam përdorur botoks. Unë nuk jam ai lloj personi. Unë nuk kam asgjë kundër atyre që e bëjnë atë, thjesht nuk është për mua”.
Cameron Diaz
Diaz pranon se ka provuar dikur botoksi dhe sot e kësaj dite është e penduar. “Më mirë të shoh fytyrën time të plakur sesa një fytyrë që nuk më përket fare mua. Unë i dua vijëzimet e fytyrës sime. Më kujtojnë që kam qeshur gjithë jetën!”
Gisele Bündchen
Supermodelja dhe nënë e dy fëmijëve pranon se është penduar për implantet e gjoksit.
“Isha shumë e ndjeshme sepse mund të ushtrohesha dhe ushqehesha shëndetshëm, por s’e ndryshoja dot faktin që fëmijët e mi shijonin më shumë gjirin tim të majtë krahasuar me atë të djathtin.”- tregon ajo, duke shtuar se menjëherë sapo doli nga anestezua u pendua për vendimin e marrë pasi i dukej sikur po jetonte brenda një trupi që nuk e njihte.
Brooke Shields
Aktorja dhe modelja e famshme pranon se ajo u përpoq të bënte botoks, por nuk e pëlqeu rezultatin. Brooke ka deklaruar se nuk dëshiron të kthehet në dyert e kirurgjisë plastike, pasi ajo nuk ka besim.
Emma Thompson
Aktorja, së bashku me Kate Winslet dhe Rachel Weisz, ka themeluar Lidhjen Mbretërore të Kirurgjisë Anti-Kozmetike. Emma nuk rekomandon botoksin për askënd.
Pink
Në “shënime për veten” këngëtarja shkruan: “Dalëngadalë po plakesh, kam filluar të shoh vija në fytyrë. Ndonjëherë ti mendon të bësh ndonjë ndryshim në fytyrë për ta ndaluar këtë, pastaj sheh një spektakël dhe vë re që nuk kupton asgjë nga ndjesia e atij personi sepse nuk i lëviz asgjë në fytyrë…Dua që fëmijët e mi ta dinë si dukem unë kur jam me nerva.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

Ja pse unazat e fejesës vendosen në dorën e majtë

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker