Egocentrikë, të zhurmshëm apo të pavendosur: këto shenja të horoskopit shpesh cilësohen si më të bezdisshmet

Astrologët thonë se edhe tiparet që na duken të padëshiruara kanë lidhje me yjet dhe planetët nën të cilët kemi lindur. Ndaj, nëse e gjeni veten në këtë listë, mos u habitni shumë - ndoshta është pjesë e karakterit tuaj që nuk mund ta ndryshoni lehtë.


Në çdo shoqëri ekziston ai person që, pa dashje, di t’i lodhë të gjithë përreth. Mund të jetë kolegu që flet pa pushim në punë, shoqja që ankohet për gjithçka, apo dikush që gjithmonë kërkon vëmendje. Ata nuk janë domosdoshmërisht njerëz të këqij, por sjelljet e tyre shpesh perceptohen si të lodhshme dhe rraskapitëse.

Sipas astrologëve, disa shenja të horoskopit kanë më shumë prirje për të qenë të tilla. E gjithë kjo lidhet me energjinë e planetëve dhe mënyrën si këto shenja përballen me emocionet dhe jetën e përditshme.

Ja cilat janë shenjat që shpesh etiketohen si më të mërzitshme dhe që, dashur pa dashur, u shkojnë të gjithëve në nerva, transmeton Telegrafi.

Ujori

Personat e lindur në këtë shenjë nuk njihen si tipa argëtues. Shpesh duken të ftohtë, të mbyllur në vete dhe me humor negativ, gjë që i bën më pak interesantë për të tjerët.

Peshorja

Peshoret perceptohen si tepër praktike dhe me mungesë fantazie. Vendimmarrja e tyre e ngadaltë dhe hezitimi, edhe për gjëra të vogla, u shteron nervat të tjerëve.

Dashi

Këmbëngulës deri në kokëfortësi, Deshët shpesh lodhin të tjerët me nevojën për t’u dëshmuar gjithmonë të drejtë. Ata mendojnë se batutat dhe komentet e tyre thumbuese janë argëtuese, por në të vërtetë me kohën fillojnë të bezdisin.

Peshqit

Të ndjeshëm dhe shpesh me humor të rënduar, Peshqit njihen si njerëz që nuk qeshin shpesh. Kjo bën që të mos jenë gjithmonë shoqëria e parë që ftohet në ndeja.

Akrepi

Temperamenti i tyre i fortë dhe reagimet e shpeshta impulsive mund të bëhen të lodhshme për ata që kanë natyrë më të qetë. /Telegrafi/