Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani në një intervistë për Telegrafin ka folur për vazhdimin e disa projekteve të kësaj ndërmarrje si dhe zgjerimin e ngrohtores nëpër disa lagje të Prishtinës.
Sipas tij, projekti i matësve të energjisë ka filluar që nga viti i kaluar dhe instalimi i tyre siç tha ai ka arritur deri në 70 përqind.
Osmani tha se aktualisht me instalimin e matësve të energjisë janë mbi 20 mijë konsumatorë aktiv të cilët i faturojnë në ngrohtore.
“Njëri prej projekteve që po zhvillon Termokosi kohët e fundit është edhe projekti i matësve të energjisë…Ky projekt ka filluar vitin e kaluar, mirëpo për shkak të sezonës ngrohëse jemi detyruar për me ndal për një periudhë të caktuar të cilin e kemi rifilluar të hënën. Deri tash kemi mbërri deri 60-70 përqind ta përfundojmë instalimin e matësve të energjisë, edhe vlen të ceket se ky instalim do të përfshijë diku rreth 17 mijë konsumatorë të Termokosit, numër i cili ka qenë kur është bërë planifikimi i këtij projekti. Sot kur po flasim ky numër 17 mijë nuk është më, pasi kemi arrit mbi 20 mijë konsumatorë aktiv të cilët i faturojmë në ngrohtore që nënkupton, do të duhet që projektin e tillë ta zgjerojmë në pjesë tjera dhe në lagje tjera, ku po zgjerohemi”, ka thënë ai.

I pyetur se në cilat lagje do të ketë shtim të sistemit të ngrohjes, Osmani theksoi: “Sivjet kemi fillu me operu me maksimumin e kapacitetit, në lagjen ‘Muharrem Fejza’, ku gjatë kësaj periudhe mbi 500 metra katrorë të ri, i kemi fut në sistem, po i faturojmë dhe po marrin shërbim cilësor prej nesh. Gjithashtu në projektin e zgjerimit është edhe lagja ‘Arbëria’, po i referohemi ‘Arbëria 1’, e cila është rruga ‘Ahmet Krasniqi’, ndër Komunën e Prishtinës e tutje.
Më poshtë deri tek hekurudha parashihen mbi 40 objekte të larta banesore të cilat në total arrijnë deri 250 mijë metra katrorë të ri, të cilët do të futen në sistem prej sezonit të ardhshëm të datës 15 tetor. Në ‘Arbëri’ kemi përfundu të gjithë pjesën e tubacionit, pra i kemi mbyll, po e kthejmë asfaltin në pjesë të rrugës që është dëmtu, ndërsa jemi duke bo instalimin e nënstacioneve i cili fatbardhësisht po shkon më mirë se sa që e kemi pa dinamikën. Pra, jemi para planit”.
Kryeshefi ekzekutiv potencoi se ndoshta deri në fund të muajit prill, apo fillimit të majit do të instalohen të gjitha nënstacionet me sistem të ngrohjes.

Ai tha se ngjashëm po punojnë edhe në qendrën e qytetit për sistemin e ngrohjes.
“Lagja ndër parkun e qytetit që është afër me qytetin e vjetër planifikojmë që me një hark kohor, një muaj, ta përfundojmë shtrimin e tubacionit. Vlen të ceket që është lagja më e vështirë për tu punuar, për shkak të shumë të panjohurave. Edhe këtë zonë planifikojmë ta përfundojmë në fund të muajit maj”.
Por, siç u shpreh Osmani në javët e ardhshme do të vazhdojnë me instalim të sistemit të ngrohjes edhe në zonën e Prishtinës së Vjetër, kryesisht në objektet e rëndësisë së veçantë.

“Më këto tri lagje ne po e mbyllim të themi një cikël të lagjeve të mëdha të instalimit të ngrohjes për Prishtinën, dhe në javët në vazhdim ne do të vazhdojmë në rrugët kryesore që shkon prej komunës në qytetin e vjetër, pra që e lidh rrugën e sheshit të xhamive. E kemi të planifikuar muzeun e qytetit, dhe po e trajtojmë me shumë seriozitet mundësinë që disa objekte të rëndësisë së veçantë të asaj zone t’i fusim në ngrohjen e qytetit. Kujtojmë që aty janë dy shkolla të mesme, gjimnazi ‘Sami Frashëri’ dhe ‘Ahmet Gashi’. Janë tri xhami të qytetit, është muzeu, sahat kulla dhe shkolla ‘Elena Gjika’, të cilat i kemi futur në kalkulim hidraulik që nënkupton, me kohë do të shohim nëse do të arrijmë me i trajtu edhe lagjet tjera”, tha ndër të tjera kryeshefi ekzekutiv, Osmani. /Telegrafi/


Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri