Këto janë çantat më të popullarizuara Chanel në mesin e më të famshmeve

Është absolutisht e paimagjinueshme që t’i takoni botës së të famshmeve, por që të mos posedoni së paku një model me nënshkrimin Chanel!
Në vend të parë theksohet pikërisht modeli i parë i çantës Chanel, i njohur si "2.55", ilansuar në treg qysh në shkurt të vitit 1955.
Në të vërtetë, ky model i çantës ka shkaktuar skandal të plotë kur është shfaqur! – transmeton Telegrafi.
Përveçse ka pasur emër të pazakonshëm, tërësisht skandaloz ka qenë ajo që ka pasur zinxhir, duke u lënë femrave hapësirë të bëjnë me duar çfarë të dëshirojnë.
Këtu është edhe Chanel Classic, referenca e Karl Legerfeldit në modelin 2.55.
Edhe pse sot ka modele midis zonjave të famshme që në fillim nuk do t’i njihnit si Chanel, është fakt që ky version është klasikë (në formë apo ngjyrëdiç më ndryshe) kryesore.
Hidhjani një sy galerisë sonë dhe shikoni cilat ngjyra dhe forma të çantave Chanel bartin damat e famshme.











































































