Antonio Rudiger ka përfunduar me sukses sot (e diel) transferimin e tij nga Roma te Chelsea për 34 milionë funte apo rreth 39.4 milionë euro, duke u bërë futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori të Bluve.

Chelsea njihet si skuadër e cila ka shpenzuar dhe shpenzon shumë në afrimin e futbollistëve cilësor, sidomos pas marrjes së klubit nga miliarderi rus, Roman Abramovich.


Blutë e Londrës gjatë viteve kanë transferuar shumë emra të mëdhenj, duke befasuar skuadra tjera të mëdha me shumat e ofruara për t’i bindur futbollistët që t’i bashkohet atyre, transmeton Telegrafi.

Të tillë janë, Fernando Torres, i cili erdhi nga Liverpoolit në vitin 2011 dhe është transferimi rekord i klubit, ndërsa befasues ishin edhe transferimi i Andriy Shevchenkos nga Milani dhe ai i Cesc Fabregasit nga Barcelona.

Portali i njohur “Goal.com” ka bërë një përmbledhje të 10 transferimeve më të shtrenjta në histori të Chelseat, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë ato. /Telegrafi/

Fernando Torres – Nga Liverpooli për 50 milionë funte

1.torres

Antonio Rudiger – Nga Roma për 34 milionë funte

rudiger 2

David Luiz – Nga PSG për 34 milionë funte

3.david luiz

Michy Batshuayi – Nga Marseille 33.2 milionë funte

4.batshuayi

N’Golo Kante – Nga Leicester City për 32 milionë funte

5.kante

Diego Costa – Nga Atletico Madrid për 32 milionë funte

6.diego costa

Eden Hazard – Nga Lille për 32 milionë funte

7.eden hazard

Andriy Shevchenko – Nga Milani për 30.8 milionë funte

8.shevchenko

Cesc Fabregas – Nga Barcelona për 27 milionë funte

9.fabregas

Willian – Nga Anzhi për 25.5 milion funte

10.willian

telegrafi sport app